BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 11/05 f. 3
  • Si mund të ndihmojmë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si mund të ndihmojmë?
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
  • Material i ngjashëm
  • A ndihmojnë Dëshmitarët e Jehovait në rast katastrofash?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • «Duarplot para Jehovait»
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
  • Shërbimi i dhënies së ndihmës
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
  • Si të ndihmojmë kur ndodh një katastrofë?
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2023
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2005
km 11/05 f. 3

Si mund të ndihmojmë?

1 Pyetja «Si mund të ndihmojmë?» ngrihet shpesh nga Dëshmitarët e Jehovait, kur dëgjojnë për katastrofa në vende të ndryshme të botës. Siç tregohet edhe te Veprat 11:27-30, të krishterët në shekullin e parë dërguan ndihma për vëllezërit që banonin në Jude, sepse atje kishte rënë një zi buke.

2 Në ditët e sotme, statusi ligjor i organizatës sonë lejon që paratë të përdoren për aktivitete bamirëse dhe për ndihma humanitare tek ata që pësojnë katastrofa natyrore ose të shkaktuara nga njeriu, a në kohë të tjera nevoje.

3 Për shembull, vitin e kaluar shumë vëllezër kontribuan për t’u ardhur në ndihmë atyre që u prekën nga tsunami në Azinë Jugore. Ky reagim i sinqertë, duke dërguar ndihma në para në fondet për ndihmë të organizatës, u vlerësua shumë. Megjithatë, kur kontributet përcaktohen për një katastrofë të veçantë, në disa vende kërkohet ligjërisht që këto fonde të përdoren vetëm për qëllimin e përcaktuar nga dhuruesi dhe brenda një kohe të caktuar, pavarësisht nëse nevojat e bashkëbesimtarëve tanë janë përmbushur ose jo nga vetë vëllezërit vendës.

4 Prandaj, sugjerohet që kontributet për ndihma humanitare ose në kohë katastrofash të bëhen për veprën mbarëbotërore. Ky fond përdoret si për të dhënë ndihma, ashtu edhe për të përmbushur nevojat frymore të vëllazërisë sonë të krishterë. Nëse dikush, për ndonjë arsye, dëshiron të bëjë një kontribut për ndihma veç kontributeve për veprën mbarëbotërore, patjetër që kjo do të pranohet dhe do të përdoret ku të ketë nevojë për ndihmë. Megjithatë, do ta vlerësonim nëse kontribute të tilla do të bëheshin pa e përcaktuar se ku dhe si të përdoren.

5 Dhënia e kontributeve kryesisht për veprën mbarëbotërore bën të mundur që të ketë më shumë fonde për të gjitha aspektet e veprës së Mbretërisë, në vend që të ruhen vetëm për ndihma humanitare në të ardhmen. Kjo është në përputhje me frymën e Efesianëve 4:16, që të punojmë së bashku për të dhënë atë që nevojitet «për rritjen e trupit, për ndërtimin e vetvetes në dashuri».

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo