Kënga 85
Jehovai është streha jonë
1. Jah është mbrojtja jonë,
Per’ndia ku besojm’.
Streh’ ësht’ vet’ hija e tij,
nën të le të qëndrojm’.
Prej vet’ murtajës të shpëton,
nga kurthet, grackat të çliron.
Fortes’ ësht’ Jehovai,
të drejtin mbron, ndaj gëzojm’.
2. Dhe pse në t’majtën tënde
do bien mij’ra vet’
e ndërsa nga e djathta
dhjet’ mij’ të tjer’ do t’ket’.
Ti s’do pësosh gjë, mos ki frik’
dhe po të ndiesh pran’ shum’ rrezik.
K’të gjë thjesht’ do ta shohësh,
ndërsa Jah streh’ do të jet’.
3. Asnjë plag’ dhe asnjë gjëm’
mbi ty nuk do të bjer’.
Jah siguri me engjëjt
do të të jap’ përher’.
Frik’ prej luanit s’do provosh.
Mbi gjarprin e madh do kalosh.
Ndërsa ndaj Jah besnik rri
s’do pengohesh asnjëher’!
4. Për gjith’ k’të siguri sot
me shpirt Jah ne lëvdojm’.
Cil’sit’ e tij kur shpallim
nga faji veten mbrojm’.
Po të jetojm’ me përkushtim
vet’ Jah do t’siguroj’ shpëtim.
Fortes’ emri i tij ësht’,
drejt tij gjithnjë ne vrapojm’.