Kënga 8
T’i nënshtrohemi me besnikëri rregullit teokratik
1. Shërbëtorët e Jah me zell tek punojn’
që mir’ të vërtetën njer’zit ta dëgjojn’,
duhet që t’i binden dhe teokracis’,
të jen’ të bashkuar e besnik’ Per’ndis’.
(Kori)
2. Krishti si Udh’heqës çdo gjë kontrollon
dhe pajis ushtarët që vet’ regjistron.
Një betej’ frymore kemi për të bër’,
ndaj të lidhur ngushtë të qëndrojm’ të tër’.
(Kori)
3. Jah ka forc’ aktive dhe një kujdestar,
që drejton besnikët në gjith’ tokën mbar’.
Ndaj të rrim’ t’patundur; Jah t’i sjellim g’zim,
mençurit’ e tij të shpallim pa pushim!
(KORI)
Gjith’ detyrimi është nënshtrimi
ndaj Jah si vlerësim.
Na mbron çdo ditë, na shton fuqitë,
pra, besnik’ ndaj tij të rrim’.