BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Fuqia e një fjale të mirë
    Kulla e Rojës—1995 | 1 Shkurt
    • Fuqia e një fjale të mirë

      «Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë, por një fjalë e mirë e gëzon atë!»​—Proverbat 12:25.

      TË KRISHTERËT nuk janë të paprekshëm nga fatkeqësitë. Herë pas here ata përjetojnë shqetësime, për shkak se jetojnë në këto «kohë kritike, ku vështirë të dilet mbanë».​—2. Timoteut 3:1, BR.

      Ndërsa vuan nën fatkeqësi të tilla, sa inkurajuese është që të dëgjosh fjalë të mira nga një mik besnik. «Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira»,—thotë Bibla. (Proverbat 17:17) Njeriu besnik Jobi, njihej si një mik i tillë. Madje Elifazi i tha atij: «Fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen.»​—Jobi 4:4.

      Megjithatë, kur vetë Jobi kishte nevojë për inkurajim, Elifazi dhe shokët e tij nuk i thanë fjalë të mira. Ata fajësuan Jobin për vuajtjen e tij, duke i lënë të kuptonte se duhej të kish kryer ndonjë mëkat të fshehur. (Jobi 4:8) The Interpreter’s Bible komenton: «Ajo që i nevojitet Jobit është dhembshuria e një zemre njerëzore. Ajo që mori nga të tjerët, është një seri ligjëratash të bukura dhe të ‘vërteta’ fetare dhe një moral të rëndomtë.» Kaq i vrarë shpirtërisht ishte Jobi ndërsa dëgjonte të folurën e Elifazit dhe të shokëve të tij, saqë u detyrua të thërriste me zë të lartë: «Deri kur do të hidhëroni shpirtin tim dhe do të më mundoni me ligjëratat tuaja?»​—Jobi 19:2.

      Kurrë nuk duhet të shkaktojmë që një bashkëshërbëtor i Perëndisë të bërtasë me hidhërim për shkak të fjalëve tona të pamenduara dhe të panjerëzishme. (Krahaso Ligji i përtërirë 24:15.) Një proverb biblik paralajmëron: «Ajo që thoni mund ta ruajë jetën ose ta shkatërrojë atë; prandaj duhet të pranoni pasojat e fjalëve tuaja.»​—Proverbat 18:21, Today’s English Version.

      Duke pasur parasysh fuqinë e fjalës, le të ndjekim shembullin e apostullit Pavël. Kur ishte në Maqedoni ai «i inkurajoi ata që ishin atje me shumë fjalë».​—Veprat 20:2, BR.

  • A do të dëshiroje një vizitë?
    Kulla e Rojës—1995 | 1 Shkurt
    • A do të dëshiroje një vizitë?

      Edhe në këtë botë plot shqetësime mund të gjesh lumturi falë njohjes së saktë të asaj që Bibla thotë në lidhje me Perëndinë, Mbretërinë dhe qëllimin e tij të mrekullueshëm për njerëzimin. Në qoftë se dëshiron informacione të mëtejshme ose që të fillosh një studim biblik pa pagesë në shtëpi, shkruaj në: Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri, Kutia postare 118, Tiranë ose në Watch Tower, duke përdorur adresën e përshtatshme mes atyre të paraqitura në faqen 2.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo