BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • «Apostujt dhe pleqtë u mblodhën së bashku»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
    • Sila dhe Juda lexojnë një rrotull para kongregacionit në Antioki të Sirisë.

      PJESA 5 • VEPRAT 15:1-35

      «Apostujt dhe pleqtë u mblodhën së bashku»

      VEPRAT 15:6

      Një çështje serioze kërcënonte paqen dhe unitetin e kongregacioneve. Ku u drejtuan ato për ndihmë e udhëheqje, që ta zgjidhnin çështjen? Në këtë pjesë do të kuptojmë si ishte organizuar kongregacioni i shekullit të parë, pasi ajo mënyrë organizimi shërben si model për popullin e Perëndisë sot.

      Një mbikëqyrës qarkor mban fjalim në një kongregacion.
  • «Patën një mosmarrëveshje jo të vogël»
    ‘Të japim dëshmi të plotë’ për Mbretërinë e Perëndisë
    • MËSIMET E JUDAIZUESVE

      Edhe pasi trupi udhëheqës në shekullin e parë zgjidhi çështjen e rrethprerjes, disa që pohonin se ishin të krishterë, me kokëfortësi nuk hoqën dorë. Apostulli Pavël i quajti ata ‘vëllezër të rremë’ që donin ‘të shtrembëronin lajmin e mirë për Krishtin’.—Gal. 1:7; 2:4; Titit 1:10.

      Me sa duket, synimi i judaizuesve ishte t’u bënin qejfin judenjve, që të mos e kundërshtonin me aq forcë krishterimin. (Gal. 6:12, 13) Judaizuesit argumentonin se drejtësia përcaktohej nga veprat e Ligjit të Moisiut në çështje të tilla, si ushqimi, rrethprerja dhe festat judaike.—Kolos. 2:16.

      Kuptohet se ata që kishin pikëpamje të tilla, nuk ndiheshin rehat në praninë e besimtarëve jojudenj. Mjerisht, këto ndjenja të dëmshme i shfaqnin edhe disa të krishterë të respektuar me prejardhje judaike. Për shembull, kur përfaqësues të kongregacionit të Jerusalemit vizituan Antiokinë, u mënjanuan nga vëllezërit e tyre jojudenj. Edhe Pjetri, që deri atëherë ishte shoqëruar lirisht me jojudenjtë, filloi t’i shmangte, madje as hante me ta. Mendo, ai doli kundër të njëjtave parime që kishte mbrojtur më parë. Për këtë arsye, Pavli i dha një këshillë të fortë.—Gal. 2:11-14.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo