BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • km 5/14 f. 3
  • Kutia e pyetjes

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kutia e pyetjes
  • Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
  • Material i ngjashëm
  • Si të kesh një familje të lumtur?—Pjesa 2
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Prindër, ndihmojini fëmijët ta duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Të ndërtojmë një familje të fortë frymësisht
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Përdoreni sitin tonë për të mësuar fëmijët
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2013
Shih më tepër
Shërbimi ynë i Mbretërisë—2014
km 5/14 f. 3

Kutia e pyetjes

◼ Çfarë duhet të mësojnë fëmijët që të arrijnë pjekurinë frymore?

Prindërit e krishterë përpiqen shumë t’i rritin fëmijët «në disiplinën dhe sipas udhëzimeve të Jehovait». (Efes. 6:4, shën. angl.) Për shembull, prindërit kanë vënë re se është shumë e dobishme të shqyrtojnë çdo mëngjes me fëmijët shkrimin e ditës. Gjatë adhurimit familjar dhe në raste të tjera, familjet mund të shohin së bashku një video dhe të diskutojnë rreth saj, të bisedojnë për materiale specifike nga artikujt Të rinjtë pyesin, të luajnë në formë drame ngjarje biblike ose të bëjnë demonstrime. Gjithsesi, që fëmijët ‘të sulen drejt pjekurisë’ duhet t’u mësohen të vërteta më të thella biblike.​—Hebr. 6:1.

Mendoni pak çfarë u mësojmë atyre që takojmë në territor. Në vizitën e parë ose kur i rivizitojmë, në përgjithësi përpiqemi të fillojmë një studim biblik me Çfarë mëson vërtet Bibla? Pasi përfundojmë këtë libër, nisim ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’. Pse? Libri Çfarë mëson vërtet Bibla? i jep studentit njohurinë bazë për Shkrimet. Libri ‘Dashuria e Perëndisë’ i mëson si t’i zbatojë parimet biblike në jetën e përditshme. Shqyrtimi i këtyre dy librave i ndihmon të rinjtë në të vërtetën ‘të rrënjosen’ në Krishtin dhe të bëhen «të qëndrueshëm në besim». (Kolos. 2:6, 7) A nuk do të nxirrnin dobi edhe fëmijët tanë nga këto botime? Edhe ata kanë nevojë të mësojnë për shpërblesën, Mbretërinë dhe gjendjen e të vdekurve. Duhet të dinë pse i lejon Perëndia vuajtjet dhe si të dallojnë ditët e fundit të këtij sistemi. Duhet të jenë të bindur se Dëshmitarët e Jehovait kanë të vërtetën. Të rinjtë duhet të kuptojnë edhe parimet biblike dhe si t’i stërvitin «aftësitë perceptuese». (Hebr. 5:14) Patjetër, prindërit duhet të marrin parasysh moshën dhe nivelin e kuptueshmërisë së fëmijëve të tyre. Megjithatë, shumë fëmijë kanë aftësi të fillojnë të mësojnë të vërteta më të thella biblike që në moshë goxha të vogël.​—Luka 2:42, 46, 47.

Për t’i ndihmuar prindërit, në sitin jw.org/​sq do të dalin udhëzues për studim që janë bazuar në librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Familjet mund t’i gjejnë këto materiale në sitin tonë te MËSIME BIBLIKE > ADOLESHENTËT. Në të ardhmen, do të përgatiten edhe udhëzues të tjerë që bazohen në librin ‘Dashuria e Perëndisë’. Sigurisht, mund të përdoren edhe kopjet e shtypura të këtyre librave. Prindërit mund të vendosin nëse do të përdorin këtë material gjatë një pjese të Adhurimit Familjar, kur të drejtojnë veçmas studimin me një nga fëmijët ose kur të stërvitin një fëmijë ta bëjë vetë studimin personal.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo