Kënga 121
Inkurajoni njëri-tjetrin
1. Inkurajojm’ shum’ njëri-tjetrin,
besnik’ kur Jah i bëjm’ shërbim.
Kështu forcohet dashuria,
me veprat që dhurojn’ bashkim.
Kjo dashuri vëllazërore,
që të qëndrojm’ po na forcon.
Si streh’ ësht’ vet’ kongregacioni,
një vend që mbrojtje siguron.
2. Një fjal’ e thën’ në koh’ të duhur,
kur e dëgjon, ç’kënaqësi!
Dëgjojm’ këto fjal’ ngushëllimi
nga miqt’ që kan’ shum’ dashuri.
Sa bukur që punojm’ së bashku,
me kë ka shpres’ si ne, qëndrojm’!
Forcojm’ pareshtur njëri-tjetrin,
që kë ndien barr’ ta lehtësojm’.
3. Kur shohim me syt’ e besimit,
që dita e Jah ësht’ kaq pran’,
të mblidhemi së bashku duhet.
Në udhën e drejt’ kjo na mban.
Me popullin e Jah së bashku,
shpresojm’ që t’i shërbejm’ gjithmon’.
Guxim i japim njëri–tjetrit,
të mbajm’ integritetin ton’.
(Shih edhe Luka 22:32; Vep. 14:21, 22; Gal. 6:2; 1 Sel. 5:14.)