Të nxitim njëri-tjetrin me zell për vepra të shkëlqyera
Hebrenjve 10:24 na inkurajon «të interesohemi për njëri-tjetrin, që të nxitemi për dashuri dhe vepra të shkëlqyera». Mund t’i nxitim vëllezërit me shembullin dhe me shprehjet tona të besimit. Ndaji përvojat inkurajuese me të tjerët në kongregacion. Le të shohin gëzimin që ndien ti ndërsa i shërben Jehovait. Në të njëjtën kohë, shmang krahasimet e papërshtatshme me veten dhe me të tjerët. (Gal. 6:4) Përpiqu t’i përdorësh aftësitë e tua për t’i nxitur të tjerët «për dashuri dhe vepra të shkëlqyera», jo për ndjenja faji dhe vepra të shkëlqyera. (Shih librin Shkolla e Shërbimit, f. 158, p. 4.) Nëse nxitim për dashuri, si rrjedhojë do të bëjmë vepra të mira për të tjerët, për shembull do t’i ndihmojmë materialisht ose me anë të predikimit.—2 Kor. 1:24.