Kënga 65
«Kjo është udha»
1. Një udh’ drejt paqes ka,
për të dëgjove ti.
Ësht’ udh’ e lasht’,
por e mësove mir’ tani.
Jezuit i je bindur
kur ai të tha:
‘Ësht’ udh’ e paqes,
dhe të shkruar Jah e dha.’
(REFRENI)
Ësht’ udha kjo; ësht’ udh’ e jetës, po!
Përreth mos shih dhe kurr’ mos devijo!
Jah na tregon qart’: ‘Ësht’ udha kjo!’
Kurr’ mos u kthe, se kjo ësht’ udha, po!
2. Një udh’ të dashuris’ ka,
mos u shpërqendro!
Vet’ zëri i Jah të thot’:
‘Udhën ti zbulo!’
E ka të plot’, të mir’,
të ngroht’ Jah dashurin’.
Në jetën ton’ kjo udh’
e dashuris’ na prin.
(REFRENI)
Ësht’ udha kjo; ësht’ udh’ e jetës, po!
Përreth mos shih dhe kurr’ mos devijo!
Jah na tregon qart’: ‘Ësht’ udha kjo!’
Kurr’ mos u kthe, se kjo ësht’ udha, po!
3. S’ka pse të shohim pas,
një udh’ drejt jetës ka.
Udh’ më të mir’ nuk gjen,
na ka premtuar Jah.
Udh’ tjetër paqja s’ka,
as dashuria jo.
Fal’ Atit lart në qiell,
ësht’ udh’ e jetës kjo.
(REFRENI)
Ësht’ udha kjo; ësht’ udh’ e jetës, po!
Përreth mos shih dhe kurr’ mos devijo!
Jah na tregon qart’: ‘Ësht’ udha kjo!’
Kurr’ mos u kthe, se kjo ësht’ udha, po!
(Shih edhe Psal. 32:8; 139:24; Prov. 6:23.)