BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 15/11 f. 32
  • Ç’lloj emri ke?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’lloj emri ke?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 15/11 f. 32

Ç’lloj emri ke?

NË BIBËL, fjala «emër» i referohet herë pas here famës së dikujt. Për shembull, mbreti i mençur Solomon shkroi: «Një emër është më i mirë se vaji i mirë dhe dita e vdekjes se dita e lindjes.» (Predikuesi 7:1, BR; krahaso Fjalët e urta 22:1.) Sipas fjalëve të Solomonit, një njeri nuk lind me emër të mirë. Përkundrazi, famën me një domethënie të vërtetë ai e fiton gjatë rrugës së jetës. Emri e identifikon atë në lidhje me cilësitë e tij personale: është bujar apo egoist, i dhembshur apo i ftohtë, i përulur apo fodull, madje i drejtë apo i lig.

Shqyrto rastin e Davidit. Gjatë mbretërimit të tij, ai tregoi se ishte i fortë dhe i palëkundur. Në të njëjtën kohë, Davidi i pranoi përulësisht gabimet dhe u pendua për mëkatet e tij të rënda. Me arsye të shëndosha, profeti i Jehovait tregoi se Davidi ishte «një burrë i pranueshëm për zemrën [e Perëndisë]». (1. Samuelit 13:14, BR) Tashmë, Davidi i ri kishte një emër të mirë para Perëndisë.

Në kontrast me Davidin, Jehorami i bëri një emër të keq vetes. Ai i largoi nënshtetasit e vet nga adhurimi i Jehovait e madje bëri që gjashtë vëllezërit e tij dhe disa nga princat e Judës të dënoheshin me vdekje. Së fundi, Jehovai i shkaktoi Jehoramit një sëmundje të dhimbshme, e cila çoi në vdekjen e tij. Bibla thotë se Jehorami «iku pa qenë i dëshiruar», ose siç shprehet Diodati i Ri, «iku pa lënë keqardhje».—2. Kronikave 21:20, BR.

Rruga që ndoqën në jetë Davidi dhe Jehorami, ilustron vërtetësinë e proverbit biblik: «Kujtimi i të drejtit meriton një bekim, por vetë emri i të ligjve do të kalbet.» (Fjalët e urta 10:7, BR) Prandaj, secili prej nesh duhet t’i bëjë një shqyrtim serioz pyetjes: ‘Ç’lloj emri po bëj përpara Perëndisë dhe të tjerëve?’

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo