BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • rk pjesa 9 f. 22-23
  • Mëso nga Mesia, Udhëheqësi

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mëso nga Mesia, Udhëheqësi
  • Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
  • Material i ngjashëm
  • Kush është Jezu Krishti?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Kush është Jezu Krishti?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Kush është Jezu Krishti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • «Eja e bëhu ithtari im»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
Shih më tepër
Të kesh vërtet besim—Çelësi për një jetë të lumtur
rk pjesa 9 f. 22-23

PJESA 9

Mëso nga Mesia, Udhëheqësi

PERËNDIA paratha se do ta emëronte Mesinë si Udhëheqës për të gjithë popujt. Perëndia e di se për ç’lloj udhëheqësi kemi vërtet nevojë dhe zgjodhi Udhëheqësin më të mirë që mund të zgjidhej. Ç’lloj Udhëheqësi doli se ishte Mesia? Një gjeneral i fuqishëm? Një politikan i aftë? Një filozof i mençur? Sipas Shkrimeve të Shenjta, Mesia ishte një profet shumë i veçantë​—Jezu Krishti.​—Mateu 23:10.

Perëndia bëri të mundur që Jezui të lindte i përsosur, i shenjtë, i pastër. Më tej, Jezui iu kundërvu çdo orvatjeje të Satanait për ta ndotur. Me fjalë e me vepra, Jezui pasqyroi pa asnjë të metë mënyrën e përsosur si e përdor fuqinë Perëndia, si edhe drejtësinë, mençurinë dhe dashurinë e Tij. Të shqyrtojmë se çfarë mund të mësojmë nga shembulli i Jezuit.

Jezui i ndihmoi bujarisht të tjerët

Jezui i ndihmoi bujarisht të tjerët

E përdorte fuqinë që i kishte dhënë Perëndia, për të ndihmuar të tjerët. Jezui interesohej vërtet për njerëzit dhe e përdori bujarisht fuqinë e tij për t’u plotësuar nevojat. «Më vjen keq për turmën, sepse . . . nuk kanë asgjë për të ngrënë»,​—tha ai. (Marku 8:2) Pastaj, me anë të një mrekullie, Jezui i ushqeu turmat e mëdha që kishin ardhur për të dëgjuar mësimet e tij.

Gjithashtu, Jezui udhëtoi në mbarë vendin, duke i mësuar njerëzit dhe ‘duke shëruar çdo lloj lëngate e sëmundjeje në popull’. (Mateu 4:23) Siç mund të kuptohet, grumbuj njerëzish e ndiqnin dhe «gjithë turma kërkonte ta prekte, sepse nga ai po dilte fuqi dhe po i shëronte të gjithë». (Luka 6:19) Po, Jezui «nuk erdhi që t’i shërbejnë, por që të shërbejë dhe të japë shpirtin e vet si shpërblesë për shumë njerëz». (Mateu 20:28)a Sa udhëheqës njerëzorë tregojnë një frymë të tillë vetëmohuese?

Jezui fton fëmijët të vijnë tek ai

Jezui i donte fëmijët

Pasqyroi drejtësinë e Perëndisë. Jezui iu përmbajt një më një ligjit të Perëndisë dhe veproi sipas frymës së këtij ligji. Siç ishte parathënë në Shkrime për të, ai shfaqi këtë qëndrim: «O Perëndia im, unë kënaqem kur bëj vullnetin tënd, dhe ligji yt është thellë brenda meje.» (Psalmi 40:8) Jezui i trajtonte të gjithë​—të pasur e të varfër, burra e gra, fëmijë e të rritur​—​me dinjitet, respekt dhe paanshmëri, siç bën Perëndia. Njëherë, dishepujt e Jezuit i qortuan disa prindër që po i çonin fëmijët e tyre tek ai. Por, Jezui tha: «Lërini fëmijët të vijnë tek unë dhe mos u mundoni t’i ndalni, sepse mbretëria e Perëndisë u përket atyre që janë si këta.»​—Marku 10:14.

Shfaqi mençurinë që i kishte dhënë Perëndia. Jezui i kuptonte mirë njerëzit. «E dinte vetë se si ishin ata nga brenda.» (Gjoni 2:25) Kur armiqtë e tij dërguan njerëz që ta arrestonin, edhe këta pranuan: «Asnjeri tjetër nuk ka folur kurrë kështu.» Ku e mori Jezui këtë mençuri? Ai shpjegoi: «Ajo që mësoj, nuk është imja, por i përket atij që më dërgoi.»​—Gjoni 7:​16, 46.

Jezui shëron një burrë të sëmurë

Jezui i shëroi të sëmurët me dhembshuri

Pasqyroi dashurinë e Perëndisë. Jezui kishte edhe dhembshuri të butë për njerëzit. Një burrë «plot lebër» iu përgjërua: «Zotëri, po të duash, ti mund të më pastrosh.» I shtyrë nga keqardhja, Jezui «shtriu dorën, e preku dhe i tha: ‘Dua. Pastrohu.’ Lebra iu zhduk menjëherë.» (Luka 5:​12, 13; Marku 1:​41, 42) Jezui dëshironte vërtet ta lehtësonte nga vuajtjet atë njeri të mjerë.

A interesohet Jezui edhe për ty? Vetë ai përgjigjet: «Ejani tek unë, të gjithë ju që po robtoheni dhe që jeni të ngarkuar, e unë do t’ju freskoj. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse jam me natyrë të butë e i përulur në zemër, dhe ju do të gjeni freskim për shpirtin.»​—Mateu 11:​28, 29.

Jezui është Udhëheqësi më i mirë që mund të kemi. Si i tillë, na nxit: «Mësoni nga unë.» A do ta pranosh këtë ftesë të ngrohtë? Nëse po, do të kesh një jetë të lumtur.

a Për të shqyrtuar se çfarë është shpërblesa, mësimin 27 të librit Gëzoje jetën përgjithmonë.

Si do të përgjigjeshe?

  • Ç’pozitë i dha Perëndia Jezuit?

  • Çfarë cilësish shfaqi Jezui? Cilat të tërheqin më shumë?

  • Çfarë ftese na bën Jezui?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo