BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • gt kap. 15
  • Mrekullia e parë e Jezuit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mrekullia e parë e Jezuit
  • Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Material i ngjashëm
  • Jezui kryen mrekullinë e parë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Mrekullia e dytë në Kanë
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Mrekullia e dytë ndërsa është në Kanë
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
gt kap. 15

Kapitulli 15

Mrekullia e parë e Jezuit

KANË kaluar vetëm një ose dy ditë që nga koha kur Andrea, Pjetri, Gjoni, Filipi, Natanaeli dhe ndoshta edhe Jakovi u bënë dishepujt e parë të Jezuit. Tani ata po kthehen në shtëpi, në krahinën e Galilesë, vend nga i cili e kanë prejardhjen të gjithë. Destinacioni i tyre është Kana, qyteti i Natanaelit, i ngritur mbi disa kodra jo shumë larg Nazaretit ku është rritur vetë Jezui. Atje, ata janë të ftuar në një dasmë.

Në dasmë ka ardhur edhe mamaja e Jezuit. Duke qenë mikeshë e familjeve të çiftit që martohet, me sa duket Maria është midis atyre që u shërbejnë të ftuarve të shumtë. Për këtë arsye, ajo vëren menjëherë se diçka mungon dhe ia bën të ditur Jezuit: «Nuk kanë më verë.»

Kur Maria, me këto fjalë, i sugjeron Jezuit, që të bëjë diçka për këtë gjë, fillimisht ai ngurron. «Ç’ke me mua, o grua?»—pyet ai. Si Mbret i emëruar nga Perëndia, ai nuk duhet të drejtohet në aktivitetin e tij nga miqtë apo familjarët. Kështu, Maria, me mençuri e lë çështjen në dorën e të birit, thjesht duke u thënë atyre që shërbenin: «Bëni gjithçka që ai t’ju thotë.»

Mirë pra, atje janë gjashtë qypa uji të mëdhenj prej guri, që mbajnë mbi dyzet litra secili. Jezui i udhëzon ata që shërbejnë: «Mbushini enët me ujë.» Dhe ata i mbushin deri në buzë. Pastaj Jezui thotë: «Nxirreni tani dhe çojani të parit të festës.»

Të parit të festës i bën shumë përshtypje cilësia e shkëlqyer e verës, duke mos e kuptuar se është siguruar në mënyrë të mrekullueshme. Ai thërret dhëndrin dhe i thotë: «Çdo njeri nxjerr në fillim verën më të mirë dhe kur të ftuarit kanë pirë shumë, verën e keqe; ti përkundrazi e ke ruajtur verën e mirë deri tani.»

Kjo është mrekullia e parë e Jezuit dhe duke e parë atë, besimi i dishepujve të tij të rinj është forcuar. Më pas, së bashku me nënën dhe me vëllezërit e tij nga nëna, ata udhëtojnë për në qytetin e Kapernaumit afër Detit të Galilesë. Gjoni 2:1-12.

▪ Në cilën kohë të shërbimit të Jezuit u bë dasma në Kanë?

▪ Pse Jezui ngurron kur nëna e tij i jep një sugjerim?

▪ Çfarë mrekullie kryen Jezui dhe cili është efekti i saj mbi të tjerët?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo