KËNGA 89
Bindju Jehovait dhe gjej lumturi
1. Porsi pishtar jan’ mësimet e Krishtit,
i sjellin drit’ shtegut të jetës son’.
Kush i mëson, ndien gëzim, gjen dhe paqe,
e vijn’ bekime për kë i zbaton.
(REFRENI)
Bindu dhe gjej lumturi,
paqe në përjetësi.
Ka Jehovai pa fund mençuri;
dëgjoje zërin e tij.
2. Si një shtëpi me themele të forta,
me Jehovain ndërtojm’ jetën ton’.
Pranojm’ drejtimin e çmuar të Krishtit,
ndaj jetën ton’ asnjë gjë s’e rrëzon.
(REFRENI)
Bindu dhe gjej lumturi,
paqe në përjetësi.
Ka Jehovai pa fund mençuri;
dëgjoje zërin e tij.
3. Si pem’ e mbjell’ buz’ përrenjve të freskët,
që jep shum’ fryt dhe gjithnjë gjelbëron,
ësht’ cilido që dëgjon Jehovain,
se bindjen Ati në qiell e bekon.
(REFRENI)
Bindu dhe gjej lumturi,
paqe në përjetësi.
Ka Jehovai pa fund mençuri;
dëgjoje zërin e tij.
(Shih edhe Ligj. 28:2; Psal. 1:3; Prov. 10:22; Mat. 7:24-27; Luka 6:47-49.)