THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | GJONI 7-8
Jezui i dha lavdi Atit
Në gjithçka që tha e bëri, Jezui i dha lavdi Atit qiellor. Ai donte që njerëzit ta dinin se mesazhi i tij vinte nga Perëndia. Prandaj mësimet i bazonte në Shkrime dhe i citonte shpesh ato. Kur e lavdëronin, Jezui e largonte vëmendjen nga vetja dhe e drejtonte te Jehovai. Meraku i tij kryesor ishte të kryente veprën që Jehovai i kishte dhënë.—Gjo 17:4.
Si ta imitojmë Jezuin kur . . .
mësojmë të tjerët në një studim biblik ose nga podiumi?
na lavdërojnë?
vendosim si ta kalojmë kohën tonë?