BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr18 dhjetor f. 1-4
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2018
  • Nëntema
  • 3-9 DHJETOR
  • 10-16 DHJETOR
  • 17-23 DHJETOR
  • 24-30 DHJETOR
Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2018
mwbr18 dhjetor f. 1-4

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

3-9 DHJETOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | VEPRAT 9-11

«Nga përndjekës i egër në dëshmitar të zellshëm»

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Veprat 10:6) Ai është mysafir te njëfarë Simoni, regjës lëkurësh, që ka një shtëpi pranë detit.

nwtsty shënimi për studim te Ve 10:6

Simoni, regjës lëkurësh: Një regjës lëkurësh punonte me lëkurët e kafshëve. Në fillim përdorte një tretësirë gëlqerore për të hequr çdo qime ose gjurmë mishi a dhjami. Në vijim lëkurën e trajtonte me një solucion të fuqishëm, që pastaj të përdorej për të bërë artikuj lëkure. Procesi i regjjes kutërbonte dhe kërkonte shumë ujë, e kjo mund të shpjegojë pse Simoni jetonte pranë detit, ka të ngjarë në periferi të Jopës. Sipas Ligjit të Moisiut, dikush që merrej me kërmat e kafshëve ishte i papastër nga ana ceremoniale. (Le 5:2; 11:39) Prandaj, shumë judenj i shihnin me përçmim regjësit e lëkurëve dhe do të ngurronin të ishin mysafirë të tyre. Në fakt, më vonë Talmudi e konsideroi zanatin e një regjësi lëkurësh më të ulët se të atij që mblidhte bajga. Gjithsesi, Pjetri nuk lejoi që paragjykimet ta pengonin të ishte mysafir te Simoni. Qëndrimi mendjehapur i Pjetrit e përgatiti për caktimin e ardhshëm—të vizitonte një jojude në shtëpinë e tij. Sipas disa studiuesve, fjala greke (birseús), që përkthehet «regjës lëkurësh», është një nofkë për Simonin.

10-16 DHJETOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | VEPRAT 12-14

«Barnaba dhe Pavli bëjnë dishepuj në vende të largëta»

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Veprat 13:9) Sauli, që quhej edhe Pavël, i mbushur me frymë të shenjtë e shikoi ngultas

nwtsty shënimet për studim te Ve 13:9

Sauli, që quhej edhe Pavël: Që nga ky moment, Sauli përmendet me emrin Pavël (Paulus). Apostulli lindi si hebre me qytetari ose shtetësi romake. (Ve 22:27, 28; Fi 3:5) Prandaj, ka të ngjarë që edhe emrin hebre Saul, edhe emrin romak Pavël, t’i kishte që nga fëmijëria. Në atë kohë ishte e zakonshme që judenjtë, sidomos ata që jetonin jashtë Izraelit, të kishin dy emra. (Ve 12:12; 13:1) Edhe disa të afërm të Pavlit kishin emra romakë e grekë. (Ro 16:7, 21) Si «apostull i kombeve», Pavli kishte marrë caktimin t’u predikonte lajmin e mirë jojudenjve. (Ro 11:13) Për këtë arsye mund ta ketë përdorur emrin romak; mbase kjo iu duk më me vend. (Ve 9:15; Ga 2:7, 8) Disa kanë hedhur idenë se ai e mori emrin romak për nder të Sergj Palit (Sergius Paulus), por ka pak të ngjarë që të jetë kështu, pasi Pavli e mbajti emrin edhe pasi u largua nga Qiproja. Të tjerë kanë hedhur idenë se Pavli nuk e përdori emrin hebre, sepse shqiptimi i emrit në greqisht ngjasonte me një fjalë greke e cila përdorej për një person (ose kafshë) që ecte tërë kapardisje.—Shih shënimin për studim te Ve 7:58.

Pavël: Në Shkrimet e Krishtere Greke, emri Páulos, nga latinishtja Paulus, që do të thotë «i vogël», përdoret 157 herë për t’iu referuar apostullit Pavël dhe vetëm një herë për t’iu referuar prokonsullit të Qipros, i cili quhej Sergj Pali (Sergius Paulus).—Ve 13:7.

(Veprat 7:58) Pasi e nxorën jashtë qytetit, nisën t’i gjuanin me gurë. Dëshmitarët i lanë rrobat te këmbët e një djali të ri që quhej Saul.

nwtsty shënimi për studim te Ve 7:58

Saul: Ka kuptimin «që i është kërkuar [Perëndisë]». Sauli, që njihej edhe me emrin romak Pavël, ishte «nga fisi i Beniaminit, hebre i lindur nga hebrenj». (Fi 3:5) Meqë Sauli kishte lindur me qytetari romake (Ve 22:28), është logjike që prindërit e tij judenj t’ia kenë vënë emrin romak Paulus ose Pavël, që do të thotë «i vogël». Ai mund t’i ketë pasur të dy emrat që nga fëmijëria. Prindërit e tij mund t’ia kenë vënë emrin Saul për një sërë arsyesh. Saul ishte emër tradicional me rëndësi mes beniaminitëve, pasi mbreti i parë i tërë Izraelit, një beniaminit, quhej Saul. (1Sa 9:2; 10:1; Ve 13:21) Ose prindërit mund t’ia kenë vënë këtë emër për shkak të kuptimit të tij. Një mundësi tjetër është se i ati quhej Saul dhe, sipas zakonit, djalit i vinin emrin e të atit. (Krahaso Lu 1:59.) Cilado të ketë qenë arsyeja, kur rrinte me bashkëkombësit judenj—e sidomos kur studionte për t’u bërë farise dhe jetonte si i tillë—ai duhet të ketë përdorur emrin hebraik, Saul. (Ve 22:3) Gjithashtu, për më se një dekadë që kur u bë i krishterë, me sa duket njihej më tepër me emrin hebraik.—Ve 11:25, 30; 12:25; 13:1, 2, 9.

17-23 DHJETOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | VEPRAT 15-16

«Një vendim unanim i bazuar në Fjalën e Perëndisë»

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Veprat 16:37) Por Pavli ua ktheu: «Ata na rrahën para të gjithëve pa qenë të dënuar, ne që jemi romakë, na futën në burg, e tani po na flakërkan jashtë fshehurazi?! Kurrsesi, jo! Le të vijnë vetë e të na nxjerrin!»

nwtsty shënimi për studim te Ve 16:37

jemi romakë: Domethënë shtetas romakë. Pavli e me sa duket edhe Sila ishin shtetas romakë. Ligji romak thoshte se një shtetas kishte të drejtën e një gjyqi siç duhej dhe se kurrë s’mund të ndëshkohej në publik pa u dënuar. Qytetaria romake i siguronte të drejta dhe privilegje në mbarë perandorinë. Një qytetar romak ishte nën juridiksionin e ligjit romak, jo të ligjeve të qyteteve provinciale. Kur akuzohej, ai mund të binte dakord të gjykohej sipas ligjit lokal; ama kishte ende të drejtë t’ia parashtronte çështjen një gjykate romake. Në rast se akuzohej për një krim që kërkonte dënimin me vdekje, ai kishte të drejtën t’i apelohej perandorit. Apostulli Pavël predikoi në mbarë Perandorinë Romake dhe i përdori të drejtat e qytetarisë romake në tri raste të dokumentuara. Rasti i parë ndodhi në Filipi, siç tregon ky varg, kur informoi administruesit filipianë se i kishin shkelur të drejtat duke e rrahur.—Për dy rastet e tjera, shih shënimet për studim te Ve 22:25; 25:11.

(Veprat 22:25) Por, kur e shtrinë për ta rrahur me kamxhik, Pavli i tha centurionit që rrinte aty: «A është e ligjshme që ju të fshikulloni një romak madje të padënuar?»

nwtsty shënimi për studim te Ve 22:25

romak: Domethënë shtetas romak. Ky është i dyti nga të tria rastet e dokumentuara ku Pavli përdori të drejtat si shtetas romak. Zakonisht, autoritetet romake përziheshin fare pak në çështjet judaike. Gjithsesi, romakët u përfshinë në rastin e Pavlit jo vetëm ngaqë shpërtheu një trazirë kur ai vizitoi tempullin, por edhe ngaqë ishte shtetas romak. Qytetaria ose shtetësia romake jepte një sërë privilegjesh që njiheshin dhe respektoheshin në mbarë perandorinë. Për shembull, ishte e paligjshme të lidhje ose të rrihje një romak të padënuar, pasi ky trajtim konsiderohej i përshtatshëm vetëm për skllevërit.—Për dy rastet e tjera, shih shënimet për studim te Ve 16:37; 25:11.

(Veprat 25:11) Në qofsha vërtet keqbërës a në paça kryer ndonjë gjë që meriton vdekjen, nuk i bëj bisht vdekjes. Por, në qoftë se akuzat që hedhin këta njerëz kundër meje nuk qëndrojnë, askush nuk mund të më dorëzojë tek ata për t’u bërë qejfin. Unë i apelohem Cezarit!

nwtsty shënimi për studim te Ve 25:11

Unë i apelohem Cezarit!: Ky është rasti i tretë në Bibël ku tregohet se Pavli përdori të drejtat e tij si shtetas romak. (Për dy rastet e tjera, shih shënimet për studim te Ve 16:37; 22:25.) Dikush mund t’i apelohej Cezarit pasi shpallej vendimi ose në çdo moment të procesit gjyqësor. Veprimet e Festit treguan se nuk donte ta trajtonte vetë këtë çështje, dhe gjyqi në Jerusalem nuk kishte thuajse asnjë shpresë të ishte i drejtë. Prandaj, Pavli bëri këtë kërkesë formale për t’u gjykuar nga gjykata më e lartë e perandorisë. Me sa duket, në disa raste apelimi nuk pranohej, si për shembull, kur një hajdut, pirat ose kryengritës kapej në flagrancë. Ka të ngjarë që kjo të ishte arsyeja pse Festi u konsultua me «këshilltarët e mbledhur» para se të pranonte apelimin. (Ve 25:12) Seanca me Herod Agripën II u mbajt që Festi të kishte informacione më të qarta për çështjen e Pavlit, të cilën do t’ia paraqiste «Lartmadhërisë», Neronit. (Ve 25:12-27; 26:32; 28:19) Apelimi i Pavlit i shërbeu edhe qëllimit që të shkonte në Romë, duke arritur kështu një synim që e kishte shprehur më parë. (Ve 19:21) Premtimi profetik që i bëri Jezui Pavlit, si edhe mesazhi engjëllor që mori më vonë, tregojnë se gjërat drejtoheshin nga Perëndia.—Ve 23:11; 27:23, 24.

24-30 DHJETOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | VEPRAT 17-18

«Imito apostullin Pavël në predikim dhe në mësimdhënie»

(Veprat 17:2, 3) Siç e kishte zakon, Pavli hyri atje e për tri sabate rresht arsyetoi me ta nga Shkrimet, 3 duke shpjeguar e provuar me pjesë nga shkrimet se Krishti duhej të vuante e të ngrihej nga të vdekurit. Ai u thoshte: «Ky është Krishti, Jezui, të cilin unë po jua shpall.»

nwtsty shënimet për studim te Ve 17:2, 3

arsyetoi: Pavli jo vetëm tregoi cili ishte lajmi i mirë, por edhe shpjegoi e paraqiti dëshmi nga Shkrimet, domethënë nga Shkrimet Hebraike të frymëzuara. Ai jo thjesht lexoi Shkrimet, por arsyetoi prej tyre dhe e përshtati arsyetimin në varësi të auditorit. Folja greke dialégomai përkufizohet «të shkëmbesh mendime; të bisedosh; të diskutosh». Do të thotë të bashkëveprosh me njerëzit. Kjo folje greke përdoret edhe te Ve 17:17; 18:4, 19; 19:8, 9; 20:7, 9.

provuar me pjesë nga shkrimet: Në greqisht, fjalë për fjalë do të thotë «të vësh përbri (të vendosësh pranë)». Kjo mund të nënkuptojë se Pavli i krahasonte me kujdes profecitë mesianike të Shkrimeve Hebraike me ngjarjet e jetës së Jezuit, duke treguar si i kishte përmbushur Jezui ato profeci.

(Veprat 17:17) Prandaj, nisi të arsyetonte në sinagogë me judenjtë e me njerëz të tjerë që adhuronin Perëndinë, si edhe çdo ditë në sheshin e pazarit me ata që qëllonin atje.

nwtsty shënimi për studim te Ve 17:17

në sheshin e pazarit: Sheshi i pazarit (greqisht agorá) në Athinë, i cili ndodhej në veriperëndim të Akropolit, kishte një sipërfaqe rreth 5 ha (12 ac). Ai nuk ishte thjesht një vend ku shitej e blihej, por ishte qendra ekonomike, politike dhe kulturore e qytetit. Athinasit mblidheshin në këtë qendër publike për të bërë diskutime intelektuale.

(Veprat 17:22, 23) Atëherë, Pavli qëndroi në mes të Areopagut dhe tha: «Burra të Athinës, unë shoh se në gjithçka, ju dukeni më të dhënë se të tjerët pas frikës nga hyjnitë. 23 Sepse tek ecja e vështroja me vëmendje objektet tuaja të adhurimit, gjeta edhe një altar, që kishte mbishkrimin: ‘Një Perëndie të Panjohur’. Prandaj, unë po ju shpall atë, që ju e adhuroni pa e njohur.»

nwtsty shënimi për studim te Ve 17:22, 23

Një Perëndie të Panjohur: Fjalët greke Agnóstoi theoí ishin pjesë e mbishkrimit të një altari në Athinë. Athinasit e tregonin frikën nga hyjnitë duke ndërtuar tempuj dhe altarë të shumtë. Madje bënin altarë edhe për hyjni abstrakte, si Fama, Modestia, Energjia, Aftësia bindëse dhe Keqardhja. Mbase nga frika se mos anashkalonin ndonjë perëndi, duke sjellë si rezultat mosmiratimin e tij, ata i kushtuan një altar «një Perëndie të Panjohur». Nëpërmjet këtij altari, njerëzit pranonin ekzistencën e një Perëndie për të cilin nuk dinin asgjë. Pavli e përdori me mjeshtëri praninë e këtij altari si bazë për predikimin e tij, që t’i fliste auditorit për Perëndinë—Perëndinë e vërtetë—që deri në atë moment ishte i panjohur për ta.

Të gërmojmë në Bibël për xhevahire

(Veprat 18:21) por i përshëndeti dhe u tha: «Në dashtë Jehovai, do të kthehem prapë te ju!» Dhe nisi lundrimin nga Efesi.

nwtsty shënimi për studim te Ve 18:21

Në dashtë Jehovai: Shprehje që thekson sa e nevojshme është të marrim parasysh vullnetin e Perëndisë kur bëjmë ose kur planifikojmë të bëjmë diçka. Apostulli Pavël e mbante mirë në mendje këtë parim. (1Ko 4:19; 16:7; He 6:3) Edhe dishepulli Jakov i nxiti lexuesit të thoshin: «Në dashtë Jehovai, do të jetojmë e do të bëjmë këtë ose atë.» (Jk 4:15) Shprehje të tilla nuk duhet të jenë fraza boshe; çdokush që thotë me sinqeritet «në dashtë Jehovai», duhet të përpiqet të veprojë në përputhje me vullnetin e Jehovait. Nuk është e nevojshme që kjo shprehje të thuhet gjithnjë me zë, por shpesh thuhet vetëm në zemër.—1Ko 4:19; Jk 4:15 dhe sgd pjesa 2.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo