Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
25 SHKURT–3 MARS
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | ROMAKËVE 9-11
Të gërmojmë në Bibël për xhevahire
(Romakëve 10:2) Sepse unë dëshmoj për ta se kanë zell për Perëndinë, por jo sipas njohurisë së saktë.
it-1 1260 ¶2
Zelli
Zell i gabuar. Dikush mund të jetë vërtet i zellshëm për një çështje të caktuar e gjithsesi ta ketë gabim dhe t’i shkaktojë pakënaqësi Perëndisë. Kështu ndodhi me shumë judenj në shekullin e parë. Ata mendonin se mund të shpalleshin të drejtë duke zbatuar Ligjin e Moisiut. Mirëpo, Pavli tregoi se zelli i tyre ishte i gabuar, ngaqë u mungonte njohuria e saktë. Ndaj, Perëndia nuk i konsideroi vërtet të drejtë. Judenjtë duhej të kuptonin gabimin dhe të ktheheshin te Perëndia nëpërmjet Krishtit, që të shpalleshin të drejtë dhe të çliroheshin nga dënimi i Ligjit. (Ro 10:1-10) Një prej tyre ishte Sauli nga Tarsi, i cili më vonë u bë i njohur si Pavli. Zelli i tij për judaizmin ishte aq ekstrem, saqë ‘e përndiqte kongregacionin e Perëndisë dhe e shkretonte’. Ai e zbatonte pikë për pikë Ligjin, si «njeri që tregoi se ishte i paqortueshëm». (Ga 1:13, 14; Fi 3:6) Prapëseprapë, zelli i tij për judaizmin ishte i gabuar. Ngaqë ai ishte i sinqertë, Jehovai i tregoi dashamirësi të pamerituar nëpërmjet Krishtit, duke e kthyer në udhën e adhurimit të vërtetë.—1Ti 1:12, 13.