Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
1-7 KORRIK
Të gërmojmë në Bibël për xhevahire
(Kolosianëve 1:13, 14) Ai na çliroi nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të dashurisë së tij, falë të cilit ne çlirohemi nëpërmjet shpërblesës, pra, na falen mëkatet.
it-2 169 ¶3-5
Mbretëria e Perëndisë
‘Mbretëria e Birit të dashurisë së tij’. Dhjetë ditë pasi Jezui u ngjit në qiell, në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., dishepujt morën dëshminë se ishte ‘lartësuar në të djathtën e Perëndisë’ kur derdhi frymën e shenjtë mbi ta. (Ve 1:8, 9; 2:1-4, 29-33) Kështu hyri në fuqi ‘besëlidhja e re’ dhe ata u bënë bërthama e një ‘kombi të shenjtë’ të ri, pra e Izraelit të Perëndisë.—He 12:22-24; 1Pj 2:9, 10; Ga 6:16.
Tani Krishti ishte ulur në të djathtën e Atit dhe ishte bërë Kreu i këtij kongregacioni. (Ef 5:23; He 1:3; Fi 2:9-11) Shkrimet tregojnë se dishepujt e Jezuit u bënë pjesë e një mbretërie që nga festa e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s. Kur u shkroi të krishterëve të shekullit të parë në Kolose, Pavli tregoi se Jezu Krishti e kishte tashmë një mbretëri: «[Perëndia] na çliroi nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të dashurisë së tij.»—Kl 1:13; krahaso Ve 17:6, 7.
Që nga festa e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., Krishti ka qeverisur si mbret mbi Izraelin e Perëndisë, pra mbi të krishterët që janë mirosur me frymën e Perëndisë për t’u bërë fëmijë të tij. (Gjo 3:3, 5, 6) Kur këta të krishterë të mirosur nga fryma të marrin shpërblimin qiellor, nuk do të jenë më nënshtetas tokësorë të mbretërisë së Krishtit, por mbretër me të në mbretërinë e Perëndisë në qiell.—Zb 5:9, 10.
15-21 KORRIK
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 2 SELANIKASVE 1-3
«Zbulimi i të paligjshmit»
(2 Selanikasve 2:6-8) Kështu, tani e dini se cila është ajo gjë që vepron si një forcë frenuese që ai të zbulohet në kohën e caktuar. Vërtet, kjo paligjshmëri, që është një mister, tashmë është në veprim, por vetëm derisa të mos jetë më ai që tani po vepron si një forcë frenuese. Atëherë, vërtet do të zbulohet i paligjshmi, të cilin Zotëria Jezu do ta shfarosë me frymën e gojës së tij dhe do ta asgjësojë me shfaqjen e pranisë së tij.
it-1 972-973
Përkushtimi hyjnor
‘Paligjshmëria, që është një mister’, është komplet në kundërshtim me «sekretin e shenjtë» të Jehovait. Kjo paligjshmëri ishte një mister për të krishterët e vërtetë, sepse në ditët e apostullit Pavël «njeriu i paligjshmërisë» nuk kishte marrë ende formën e një grupi të përcaktuar e të identifikuar qartë. Edhe pasi të merrte formë, për shumicën e njerëzve identiteti i këtij «njeriu» do të mbetej mister, sepse do ta praktikonte ligësinë nën petkun e përkushtimit hyjnor dhe në emër të tij. Në fakt do të ishte apostazi kundër përkushtimit hyjnor të vërtetë. Pavli tha se në kohën e tij ‘paligjshmëria, që është një mister’ ishte tashmë në veprim, sepse në kongregacionin e krishterë ekzistonte paligjshmëri që do të përfundonte me krijimin e këtij grupi apostatësh. Jezu Krishti do ta asgjësonte këtë grup me shfaqjen e pranisë së tij. «Njeriu» apostat i drejtuar nga Satanai, do të ngrihej mbi ‘këdo që quhet «perëndi», ose objekt nderimi të thellë’ (gr., sébasma). Ky kundërshtar i madh i Perëndisë, si një mjet satanik, do të ishte jashtëzakonisht mashtrues dhe do t’u sillte shkatërrim atyre që e ndiqnin. «Njeriu i paligjshmërisë» do të ishte i efektshëm ngaqë do ta fshihte ligësinë nën petkun e një përkushtimi hyjnor hipokrit.—2Se 2:3-12; krahaso Mt 7:15, 21-23.
(2 Selanikasve 2:9-12) Por prania e të paligjshmit vjen me veprimin e Satanait me çdo vepër të fuqishme, shenja e çudira të gënjeshtërta dhe me çdo mashtrim që mund të sjellë padrejtësia. Të gjitha këto do t’i pësojnë ata që po marrin fund, si shpagim ngaqë nuk pranuan ta donin të vërtetën, që të shpëtonin. Prandaj, Perëndia lë që mbi ta të veprojë një ndikim mashtrues, që ata t’i besojnë gënjeshtrës, që të gjykohen të gjithë, pasi nuk e besuan të vërtetën, por gjetën ëndje në padrejtësi.
it-2 245 ¶7
Gënjeshtra
Perëndia Jehova lejon që te njerëzit të cilët preferojnë mashtrimin, «të veprojë një ndikim mashtrues, që ata t’i besojnë gënjeshtrës» në vend se lajmit të mirë për Jezu Krishtin. (2Se 2:9-12) Këtë e ilustron ajo që i ndodhi shekuj më parë mbretit izraelit, Akabit. Profetë mashtrues e siguruan Akabin se do ta fitonte luftën kundër Ramot-Galaadit, kurse Mikajahu, profet i Jehovait, paratha një disfatë. Mikajahu pa në vegim se Jehovai lejoi një engjëll të bëhej «një frymë mashtruese» në gojën e profetëve të Akabit. Në fakt, engjëlli përdori fuqinë e tij që profetët të thoshin çfarë donin vetë dhe çfarë donte të dëgjonte Akabi, në vend se të vërtetën. Edhe pse u paralajmërua, Akabi zgjodhi të mashtrohej nga gënjeshtrat e tyre dhe kjo i kushtoi jetën.—1Mb 22:1-38; 2Kr 18.
Të gërmojmë në Bibël për xhevahire
(2 Selanikasve 1:7, 8) Kurse juve që vuani shtrëngim, t’ju japë lehtësim bashkë me ne, kur të zbulohet nga qielli Zotëria Jezu. Ai do të shfaqet tok me engjëjt e tij të fuqishëm në një zjarr flakërues dhe do të sjellë hakmarrjen mbi ata që nuk e njohin Perëndinë dhe mbi ata që nuk i binden lajmit të mirë lidhur me Zotërinë tonë Jezu.
it-1 834 ¶5
Zjarri
Pjetri shkroi se «qiejt dhe toka që janë tani, janë ruajtur për zjarrin». Kur shqyrtojmë kontekstin dhe kur e krahasojmë me shkrime të tjera, kuptojmë qartë se nuk është një zjarr i mirëfilltë, por një zjarr që përfaqëson shkatërrimin e përhershëm. Përmbytja në ditët e Noesë nuk shkatërroi qiejt dhe tokën fizike, por vetëm njerëzit e paperëndishëm. Po njësoj, kur Jezu Krishti të shfaqet bashkë me engjëjt e tij të fuqishëm në një zjarr flakërues, do të shkatërrojë njerëzit e paperëndishëm dhe sistemin e lig ku bëjnë pjesë.—2Pj 3:5-7, 10-13; 2Se 1:6-10; krahaso Is 66:15, 16, 22, 24.
(2 Selanikasve 2:2) të mos tronditeni shpejt në gjykimin tuaj e të mos trazoheni, as nga ndonjë shprehje e frymëzuar, as nga ndonjë lajm gojor, as nga ndonjë letër, gjoja e shkruar nga ne, sikur erdhi dita e Jehovait.
it-1 1206 ¶4
Frymëzimi
‘Shprehje të frymëzuara’ të vërteta dhe të rreme. Në disa shkrime apostolike, fjala greke pneuma (frymë) përdoret në një mënyrë të veçantë. Për shembull, te 2 Selanikasve 2:2, apostulli Pavël u bën thirrje vëllezërve të tij selanikas të mos trazohen dhe të mos tronditen në gjykim «as nga ndonjë shprehje e frymëzuar [fjalë për fjalë «frymë»], as nga ndonjë lajm gojor, as nga ndonjë letër, gjoja e shkruar nga ne, sikur erdhi dita e Jehovait». Pra është e qartë se Pavli e përdor fjalën pneuma (frymë) për mënyra komunikimi, si «lajm gojor» ose «letër». Ja pse një komentues thotë kështu për këtë varg: «Apostulli e kishte fjalën për mesazhet gjoja të frymëzuara, parashikimet e rreme, ose shpalljet e profetëve.» (Commentary on the Holy Scriptures, nga Xh. P. Lengu, versioni i F. Shafit, 1976, f. 126) Kurse një vepër studimore (Word Studies in the New Testament, nga M. R. Vinsenti, 1957, vëll. IV, f. 63) thotë për të njëjtin varg: «Nga fryma. Nga shpalljet profetike të individëve në mbledhjet e krishtere, që pretendonin se kishin marrë zbulime hyjnore.» Kështu, në këtë rast dhe në raste të tjera të ngjashme disa Bibla e përkthejnë fjalën pneuma thjesht «frymë». Kurse të tjera e përkthejnë si «mesazh i Frymës» (The Bible—An American Translation), «vegimi kinse profetik» (Filipaj), «vegim gjoja profetik» (Bibla ECM), «shprehje e frymëzuar» (NW).
22-28 KORRIK
THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | 1 TIMOTEUT 1-3
«Syno një punë të shkëlqyer»
(1 Timoteut 3:13) Sepse burrat që shërbejnë në mënyrë të shkëlqyer, fitojnë një qëndrim të mirë dhe lirshmëri të madhe në të folur, në lidhje me besimin në Krishtin Jezu.
km 9/78 4 ¶7
Ata që «fitojnë një qëndrim të mirë»
7 Kuptohet pse Pavli tha për këta burra se «fitojnë një qëndrim të mirë». Këtu nuk bëhet fjalë për ngjitjen e shkallëve në hierarkinë kishtare siç mendojnë disa. Përkundrazi, shërbëtorët ndihmës «që shërbejnë në mënyrë të shkëlqyer» do të bekohen patjetër nga Jehovai dhe nga Jezui, si edhe gëzojnë respektin dhe mbështetjen e gjithë kongregacionit. Me të drejtë fitojnë «lirshmëri të madhe në të folur, në lidhje me besimin në Krishtin Jezu». Ata i përmbushin me besnikëri përgjegjësitë, ndaj çmohen për shërbimin e shkëlqyer; qëndrojnë të patundur në besim dhe mund ta shpallin besimin pa frikë dhe pa turp.
29 KORRIK–4 GUSHT
Të gërmojmë në Bibël për xhevahire
(1 Timoteut 4:2) Do të bien për shkak të hipokrizisë së njerëzve që thonë gënjeshtra, të damkosur në ndërgjegjen e tyre si me hekur të nxehtë.
lvs 23-24 ¶17
Një ndërgjegje e mirë para Perëndisë
17 Apostulli Pjetër shkroi: «Mbani një ndërgjegje të mirë.» (1 Pjetrit 3:16) Mjerisht, kur njerëzit i shpërfillin vazhdimisht parimet e Jehovait, arrin një pikë që ndërgjegjja nuk i paralajmëron më. Pavli tha se një ndërgjegje e tillë ishte ‘damkosur si me hekur të nxehtë’. (1 Timoteut 4:2) A je djegur ndonjëherë keq? Nëse po, ke vënë re se lëkura te pjesa e djegur bëhet e pandjeshme. Kur dikush vazhdon të bëjë gjëra të gabuara, ndërgjegjja e tij mund ‘të damkoset’, dhe me kohë, të mos funksionojë më.
(1 Timoteut 4:13) Derisa të vij unë, vazhdo t’i kushtohesh leximit publik, nxitjes dhe mësimdhënies.
it-2 714 ¶1-2
Leximi publik
Në kongregacionin e krishterë. Në shekullin e parë, pak veta kishin kopje të rrotullave të shumta të Biblës, ndaj leximi publik ishte tepër i rëndësishëm. Apostulli Pavël urdhëroi që letrat e tij të lexoheshin publikisht në mbledhjet e kongregacioneve të krishtere. Gjithashtu urdhëroi që kongregacionet t’i shkëmbenin me njëri-tjetrin letrat e tij që t’i lexonin. (Kl 4:16; 1Se 5:27) Pavli e këshilloi mbikëqyrësin e ri të krishterë Timote që t’i kushtohej «leximit publik, nxitjes dhe mësimdhënies».—1Ti 4:13.
Leximi publik duhet të jetë i rrjedhshëm. (Ha 2:2) Meqë ky lexim është për mësimin e të tjerëve, kush lexon në publik, duhet ta kuptojë mirë materialin, qëllimin e shkrimtarit, si edhe të lexojë me kujdes që të mos përcjellë ide a përshtypje të gabuara te dëgjuesit. Zbulesa 1:3 thotë se ata që lexojnë me zë profecinë dhe ata që i dëgjojnë e i zbatojnë fjalët e saj, do të jenë të lumtur.