KËNGA 115
Mirënjohës për durimin e Jehovait
Versioni i shtypur
1. O Jehova, të pres pa durim,
mos u vono, më sill shpëtim!
Shih At’ nga lart gjith’ ligësit’,
dhembjen në shpirt që ndiej çdo dit’.
Ti je i drejt’, por pret me durim,
do që të gjith’ të shfaqin pendim.
(REFRENI)
Ti më jep shpres’ që s’shuhet kurr’,
ndaj me gjith’ zemër lavde të thur.
2. Koha për ty kalon si rrufe,
ja, njëmij’ vjet shkojn’ sikur dje.
Por, Ati im, ti kurr’ s’vonon,
rend dita jote, po afron.
Sa her’ një zemër ndien thell’ pendim
qielli rreth teje hov me gëzim.
(REFRENI)
Ti më jep shpres’ që s’shuhet kurr’,
ndaj me gjith’ zemër lavde të thur.
(Shih edhe Neh. 9:30; Luka 15:7; 2 Pjet. 3:8, 9.)