BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • th mësimi 13 f. 16
  • Trego qartë vlerën praktike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Trego qartë vlerën praktike
  • Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Material i ngjashëm
  • Hyrje interesante
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Përpiqu të prekësh zemrën
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Shprehu me entuziazëm
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
  • Mësoji auditorit diçka me vlerë
    Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
Shih më tepër
Kushtoju leximit dhe mësimdhënies
th mësimi 13 f. 16

MËSIMI 13

Trego qartë vlerën praktike

Shkrim

Proverbat 3:21, shën.

PËRMBLEDHJE: Ndihmoji dëgjuesit të kuptojnë si ndikon te jeta e tyre tema që po trajton dhe tregoju si ta zbatojnë atë që po mësojnë.

SI TA ARRISH:

  • Mendo për dëgjuesit. Medito për arsyet pse dëgjuesit kanë nevojë ta dëgjojnë informacionin që po u jep. Shqyrto cili aspekt i atij argumenti do të jetë veçanërisht i dobishëm për ta.

  • Gjatë gjithë pjesës, tregoju dëgjuesve çfarë të bëjnë. Që në fillim, çdo dëgjues duhet të arrijë në përfundimin: «Kjo është për mua.» Ndërsa zhvillon secilën pikë kryesore, trego si zbatohet. Mos fol në mënyrë të përgjithshme, ji specifik.

    Sugjerim praktik

    Shpjego me dashuri dhe empati si zbatohen parimet nga Bibla. Në vend që t’i rëndosh të tjerët me ndjenja faji, forcoju dashurinë dhe besimin, duke qenë i sigurt se zemra do t’i shtyjë të bëjnë atë që është e drejtë.

NË SHËRBIM

Kur përgatitesh për të predikuar, mendo për ato që thuhen në lajme dhe për tema që mund t’u interesojnë njerëzve në territorin tënd. Përshtate bisedën që të flasësh për çka është më praktike për ta në këtë moment. Bëj pyetje me takt që e nxitin personin të flasë lirshëm për gjërat që e shqetësojnë dhe që i interesojnë. Pastaj dëgjoje me vëmendje përgjigjen dhe përshtate mësimdhënien tënde.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo