BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 15/12 f. 28-29
  • Jehovai sundon me dhembshuri

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jehovai sundon me dhembshuri
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Duke imituar dhembshurinë e Jehovait
  • Dhembshuri në një botë mizore
  • Të bëhemi «zemërdhembshur»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Të imitojmë dhembshurinë e Jehovait
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Jini butësisht të dhembshur!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • ‘Dhembshuria e butë e Perëndisë tonë’
    T’i afrohemi Jehovait
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 15/12 f. 28-29

Jehovai sundon me dhembshuri

PËRGJATË historisë shumë sundues njerëzorë e kanë ushtruar pushtetin me një mospërfillje të pandjeshme për vuajtjen e nënshtetasve të tyre. Megjithatë, Jehovai siguroi një kontrast, duke zgjedhur një komb, Izraelin, dhe duke sunduar mbi të me dhembshuri.

Ndërkohë që izraelitët ishin ende skllevër në Egjiptin e lashtë, Jehovai dëgjoi thirrjet e tyre për ndihmë. «Gjatë gjithë hidhërimit të tyre ishte hidhëruese për të. . . . Në dashurinë e tij dhe në dhembshurinë e tij ai i ribleu.» (Isaia 63:9, BR) Jehovai e shpëtoi Izraelin, u siguroi atyre ushqim me anë të një mrekullie dhe i dërgoi në një vend të tyrin.

Cilësia e dhembshurisë që ka Jehovai u shfaq më tej në ligjet që ai i dha këtij kombi. Ai i urdhëroi izraelitët t’i trajtonin me dhembshuri jetimët, vejushat dhe banorët e huaj. Ata nuk duhet të përfitonin në mënyrë të pandershme nga të gjymtët.

Ligji kërkonte që të tregohej dhembshuri për ata që ishin në nevojë. Të varfërit mund të mblidhnin kallëzat pas korrjes. Borxhet faleshin në vitin e Sabatit (viti i shtatë). E gjithë toka e trashëguar që ishte shitur duhej rikthyer në vitin e Jubileut (viti i 50-të). Një libër (Ancient Israel​—Its Life and Institutions) raporton: «Në Izrael nuk kanë ekzistuar kurrë në të vërtetë klasat shoqërore në kuptimin modern të fjalës.» «Në ditët e para të ngulimit, të gjithë izraelitët gëzonin pak a shumë të njëjtin standard jetese.»​—Levitiku 25:10; Ligji i përtërirë 15:12-14; 24:17-22; 27:18.

Duke imituar dhembshurinë e Jehovait

Shërbëtorët e Perëndisë janë të frymëzuar nga dhembshuria e tij. Për shembull, përgjatë historisë disa mbretër të sapokurorëzuar kanë vrarë pjesëtarët e mbijetuar të dinastisë mbretërore të mëparshme. Por shërbëtori i Jehovait, Davidi nuk veproi kështu. Pas vdekjes së mbretit Saul, Davidi e mbrojti Mefiboshetin, nipin dhe trashëgimtarin e mbijetuar të Saulit. «Mbreti ndjeu dhembshuri për Mefiboshetin, birin e Jonatanit, bir i Saulit.»​—2. Samuelit 21:7, BR.

Asnjë njeri tjetër nuk e ka imituar dhembshurinë e Jehovait siç bëri Jezui. Shumë nga mrekullitë e tij ishin të motivuara nga dhembshuria hyjnore. Në një rast një i lebrosur iu lut atij: «Po të duash, ti mund të më pastrosh.» Jezui u ndie i shtyrë nga mëshira dhe e preku atë, duke thënë: «Po, dua, qofsh i pastruar.» (Marku 1:40-42) Një herë tjetër, turma të mëdha e ndiqnin Jezuin. Në mes të rrëmujës, Jezui i kushtoi vëmendje dy të verbërve, të cilët thirrën: « ‘Zotëri, ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!’ . . . I shtyrë nga mëshira, Jezui u preku atyre sytë dhe ata morën menjëherë shikimin.»​—Mateu 20:29-34, BR.

Turmat e mëdha nuk i mpinë ndjenjat e Jezuit për të tjerët. Në një rast, për shkak se nuk kishin ngrënë për disa kohë, ai tha: «Unë ndiej mëshirë për turmën.» Kështu që ai i ushqeu ata me anë të një mrekullie. (Marku 8:1-8, BR) Kur Jezui udhëtoi, ai jo vetëm që i mësoi turmat, por ishte edhe i vëmendshëm ndaj nevojave të tyre. (Mateu 9:35, 36) Pas një udhëtimi të tillë, Jezui dhe dishepujt e tij nuk kishin kohë të lirë madje as për të ngrënë një vakt. Tregimi i Biblës thotë: «Kështu, ata shkuan me barkë në një vend të vetmuar për veten e tyre. Por njerëzit i panë duke ikur dhe shumë veta e morën vesh këtë dhe nga të gjitha qytetet ata shkuan atje së bashku në këmbë dhe mbërritën para tyre. Mirë, pra, duke zbritur ai pa një turmë të madhe, por u ndie i shtyrë nga mëshira për ta, sepse ishin si dele pa bari. Dhe ai filloi t’u mësonte atyre shumë gjëra.»​—Marku 6:31-34, BR.

Ajo që e shtyu Jezuin nuk ishin vetëm sëmundjet dhe varfëria e njerëzve, por gjendja e tyre frymore. Udhëheqësit e tyre kishin përfituar nga ata, kështu që Jezui «ishte i shtyrë nga mëshira për ta». Fjala greke për «u shty nga mëshira» do të thotë «të ndiesh të përbrendshmet të mallëngjehen». Jezui ishte me të vërtetë një njeri i dhembshur!

Dhembshuri në një botë mizore

Jezu Krishti tani është Mbreti i Mbretërisë qiellore të Jehovait. Ashtu siç bëri në Izraelin e lashtë, Perëndia sot e sundon popullin e tij me dhembshuri. « ‘Ata do të bëhen me siguri të mitë,​—ka thënë Jehovai i ushtrive,​—në ditën kur unë do të prodhoj një pronë të veçantë. Dhe unë do të tregoj dhembshuri për ta.’ »​—Malakia 3:17, BR.

Ata që duan të jenë marrës të dhembshurisë së Jehovait duhet të imitojnë rrugët e tij. Vërtet, jetojmë në një botë ku njerëzit janë më të interesuar në ruajtjen e stilit të tyre të jetesës sesa në ndihmesën e atyre që janë në nevojë. Njerëzit në pushtet shpesh kërkojnë përfitim në kurriz të sigurisë së punëtorëve dhe të konsumatorëve. Në 2. Timoteut 3:1-4 Bibla përshkruan saktësisht klimën morale të kohës sonë që e ka shkatërruar dhembshurinë në zemrat e kaq shumë njerëzve.

Megjithatë, ka të ngjarë se mund të gjejmë mundësi për të treguar dhembshuri. A mund t’u ofrojmë sadopak mbështetje të nevojshme të afërmve tanë? A ka ndonjë të sëmurë, të cilit mund t’i bënim një vizitë? A mund të ngushëllojmë ata që janë të dëshpëruar, në harmoni me këshillën: «Flisni në mënyrë ngushëlluese me shpirtrat e dëshpëruar, mbështetni të dobëtin»?​—1. Thesalanikasve 1Se 5:14, BR.

Dhembshuria do të na ndihmojë, gjithashtu, për të shmangur reagimin e ashpër kur të tjerët bëjnë gabime. Na thuhet: «Çdo hidhërim keqdashës dhe inat dhe zemërim dhe e bërtitur dhe i folur abuziv, le të hiqet prej jush, bashkë me çdo ligësi. Por bëhuni të sjellshëm me njëri-tjetrin, me dhembshuri të butë, duke falur lirisht njëri-tjetrin, ashtu si edhe Perëndia me anë të Krishtit ju fali lirisht.»​—Efesianëve 4:31, 32, BR.

Dhembshuria do të na ndihmojë që të shmangim tendencën për të abuzuar me pushtetin. Bibla thotë: «Vishuni me dashuri të përzemërt dhe të butë dhembshurie, me dashamirësi, me modesti mendjeje, me butësi dhe me shpirtmadhësi.» (Kolosianëve 3:12, BR) Modestia e mendjes na aftëson për ta vënë veten në pozitën e atyre që janë nën mbikëqyrje. Të jesh i dhembshur përfshin të qenët i përulur dhe i arsyeshëm në vend se i vështirë për t’u kënaqur. Efektshmëria nuk duhet të jetë një justifikim për t’i trajtuar njerëzit thjesht si pjesë të një makinerie. Gjithashtu, në familje burrat e dhembshur mbajnë në mend se gratë e tyre janë vazo më të dobëta. (1. Pjetrit 3:7) Meditimi mbi shembullin e dhembshurisë së Jezuit mund të na ndihmojë në gjithë këtë.

Meqenëse Jezui pati ndjenja kaq të thella për njerëzit gjatë shërbimit të tij tokësor, ne mund të jemi të sigurt se ai është tani dhe do të vazhdojë të jetë një Sundimtar i dhembshur. Psalmi 72 thotë në mënyrë profetike për të: «Le t’i gjykojë njerëzit e munduar, le t’i shpëtojë bijtë e të varfërit dhe le ta dërrmojë mashtruesin. Dhe ai do të ketë nënshtetas nga deti në det dhe nga Lumi deri në skajet e tokës. Atij do t’i vijë keq për të përulurin dhe për të varfërin dhe shpirtrat e të varfërve ai do t’i shpëtojë.»​—Psalmi 72:4, 8, 13, BR.

Fjala e Perëndisë parathotë: «Me drejtësi ai duhet të gjykojë të përulurit dhe me ndershmëri ai duhet të japë qortim të rëndë në dobi të të butëve të tokës. . . . Ai do të ekzekutojë me vdekje të ligun.» Pasi përshkruan se si edhe disa njerëz mizorë, ngjashëm bishave do të ndryshojnë rrugët e tyre, profecia vazhdon: «Nuk do të bëjnë asnjë dëm, as nuk do të shkaktojnë rrënim në gjithë malin tim të shenjtë, sepse toka me siguri do të mbushet me njohurinë e Jehovait, ashtu si ujërat mbulojnë vetë detin.» (Isaia 11:4-9, BR) Kjo profeci premton faktikisht, një shoqëri mbarëtokësore njerëzish, të cilët e njohin Jehovain dhe imitojnë rrugët e tij të dhembshura!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo