BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr21 janar f. 1-3
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»
  • Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2021
  • Nëntema
  • 11-17 JANAR
  • 18-24 JANAR
  • 1-7 SHKURT
  • 8-14 SHKURT
  • 15-21 SHKURT
Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»—2021
mwbr21 janar f. 1-3

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

11-17 JANAR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LEVITIKU 20-21

«Jehovai ndan veç popullin e tij»

it-1 1199

Trashëgimia

Kalimi me ligj a me testament i pasurisë së dikujt që vdes te pasardhësit e tij të drejtpërdrejtë ose te të tjerë që kanë të drejtën për të trashëguar një pasuri. Folja hebraike për trashëgimi është nahál (emër, nahaláh) dhe do të thotë të marrësh ose të japësh një trashëgimi ose pronë të trashëguar, sipas radhës së trashëgimisë. (Nu 26:55; Ezk 46:18) Me raste, në kuptimin ‘trashëgimtar, përdoret edhe folja jarásh, por më shpesh në kuptimin ‘të shtiesh në dorë’. (Zn 15:3; Le 20:24) Gjithashtu ka kuptimin ‘të marrësh pronat, të dëbosh’ me anë të forcës ushtarake. (Lp 2:12; 31:3) Fjala greke për trashëgimi lidhet me fjalën kléros, që në fillim kishte kuptimin «short», por më vonë mori kuptimin «trashëgimi».—Mt 27:35; Ve 1:17; 26:18.

it-1 317 ¶2

Zogjtë

Pas Përmbytjes globale, Noeja ofroi «krijesa fluturuese të pastra», si edhe kafshë të tjera. (Zn 8:18-20) Pas kësaj, Jehovai lejoi që zogjtë të përfshiheshin në dietën ushqimore, me kusht që të mos u hahej gjaku. (Zn 9:1-4; krahaso Le 7:26; 17:13.) Në atë kohë, Perëndia kishte treguar cilët zogj ishin të pranueshëm për flijim; në Bibël tregohet se asnjë prej tyre nuk konsiderohej ‘i papastër’ për ushqim, derisa erdhi Ligji i Moisiut. (Le 11:13-19, 46, 47; 20:25; Lp 14:11-20) Në Bibël nuk jepen faktorët që u morën parasysh në përcaktimin e zogjve të papastër nga ana ceremoniale. Shumica prej tyre ishin grabitqarë ose që ushqeheshin me kërma, por jo të gjithë. Ky ligj u shfuqizua kur u themelua besëlidhja e re, siç i tregoi Perëndia Pjetrit në vegim.—Ve 10:9-15.

18-24 JANAR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LEVITIKU 22-23

«Festat stinore dhe ne»

it-2 598 ¶2

Festa e Ditës së Pesëdhjetë

Në Festën e Ditës së Pesëdhjetë, frytet e para të grurit i ofroheshin Jehovait. Mirëpo këto duheshin trajtuar ndryshe nga frytet e para të elbit. Me dy të dhjetat e një efe mielli të bluar imët (4,4 l) dhe me maja, duheshin bërë dy bukë. Ato duhej të silleshin «nga shtëpitë», kjo do të thotë që ishin bukë të cilat i përdornin në jetën e përditshme dhe jo specifikisht për adhurim. (Le 23:17) Ato ofroheshin bashkë me flijimet e djegura dhe flijimet për mëkatin, si edhe me dy qengja meshkuj si flijim në bashkësi. Priftërinjtë i tundnin bukët dhe qengjat para Jehovait, pra i vinin duart poshtë bukëve dhe copave të qengjit dhe i tundin nga njëra anë në tjetrën. Ky veprim simbolizonte paraqitjen e tyre para Jehovait. Pas kësaj, bukët dhe copat e qengjit i takonin priftit, që t’i hante si blatim në bashkësi.—Le 23:18-20.

1-7 SHKURT

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | LEVITIKU 26-27

«Si të marrësh bekimet e Jehovait»

it-1 223 ¶3

Nderimi i thellë

Si pasojë e marrëdhënies së veçantë që kishte me Jehovain, Moisiu «veproi me dorë të fortë dhe fuqi të mahnitshme para syve të gjithë Izraelit». (Lp 34:10, 12; Eks 19:9) Ata izraelitë që kishin besim, kishin një frikë të shëndetshme për autoritetin e Moisiut, pasi e kuptonin se Perëndia fliste nëpërmjet tij. Edhe për shenjtëroren e Jehovait, izraelitët duhej të kishin nderim të thellë. (Le 19:30; 26:2) Respektin për shenjtëroren e Jehovait e tregonin kur e adhuronin siç i kishte udhëzuar dhe silleshin në përputhje me gjithë urdhërimet e tij.

w91 1/​3 17 ¶10

Le të ruaj zemrën tënde «paqja e Perëndisë»

10 Jehovai i tha kombit të Izraelit: «Nëse vazhdoni të ndiqni e të zbatoni ligjet dhe urdhërimet e mia, do t’ju jap shira të bollshme në kohën e duhur; toka do të japë prodhim dhe pemët e fushës do të japin fryte. Unë do të sjell paqe në vend, dhe ju do të flini pa pasur frikë nga askush; do të zhduk nga vendi egërsirat, dhe shpata e luftës nuk do ta përshkojë më vendin tuaj. Do të eci mes jush dhe do të jem Perëndia juaj, e ju do të jeni populli im.» (Levitiku 26:3, 4, 6, 12) Izraelitët mund të gëzonin paqe, sepse ishin të mbrojtur nga armiqtë, kishin me bollëk të mira materiale dhe një miqësi të ngushtë me Jehovain. Ama të gjitha këto do t’i gëzonin nëse zbatonin ligjin e Jehovait.—Psalmi 119:165.

Xhevahire nga Bibla

it-2 617

Murtaja

Kur braktisnin ligjin e Perëndisë. Perëndia e kishte paralajmëruar kombin e Izraelit se, po të mos zbatonte besëlidhjen e tij, ‘do të dërgonte mes tyre sëmundje’. (Le 26:14-16, 23-25; Lp 28:15, 21, 22) Në Shkrime, shëndeti, fizik a i figurshëm, lidhet me bekimin e Perëndisë (Lp 7:12, 15; Ps 103:1-3; Pr 3:1, 2, 7, 8; 4:21, 22; Zb 21:1-4), kurse sëmundjet lidhen me mëkatin dhe papërsosmërinë. (Eks 15:26; Lp 28:58-61; Is 53:4, 5; Mt 9:2-6, 12; Gjo 5:14) Ndonëse në disa raste Jehovai u solli sëmundje disa personave, siç ndëshkoi me lebër Miriamin, Uziahun dhe Gehazin (Nu 12:10; 2Kr 26:16-21; 2Mb 5:25-27), duket se në shumë raste të tjera sëmundjet dhe murtaja ishin rezultat i pashmangshëm i rrugës mëkatare të një personi ose kombi. Thjesht korrën atë që mbollën; vuajtën pasojat e udhës së gabuar. (Ga 6:7, 8) Për ata që u dhanë pas imoralitetit të ndyrë seksual, apostulli Pavël thotë se «Perëndia i la të ndiqnin rrugën e tyre të ndyrë, që të çnderonin trupat e tyre . . . duke marrë ndëshkimin e plotë që meritonin për mbrapshtinë e tyre».—Ro 1:24-27.

8-14 SHKURT

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | NUMRAT 1-2

«Jehovai organizon popullin e tij»:

it-1 397 ¶4

Kampi

Kampi i Izraelit ishte shumë i madh. Në total ishin 603.550 burra që mund të shkonin ushtarë, përveç grave dhe fëmijëve, të moshuarve dhe personave me nevoja të veçanta, 22.000 levitëve dhe ‘një numri të madh joizraelitësh’—të gjithë bashkë mund të shkonin 3.000.000 a më shumë. (Eks 12:38, 44; Nu 3:21-34, 39) Nuk mund të përcaktohet me siguri sa vend duhej për një kamp kaq të madh. Kur izraelitët ishin pranë Jerikosë, në rrafshinat e Moabit, thuhet se kampi i tyre shtrihej «nga Beth-Jeshimoti deri në Abel-Shitim».—Nu 33:49.

Xhevahire nga Bibla

it-2 764

Regjistrimi

Një listë sipas emrave dhe linjës gjenealogjike të një fisi ose shtëpie. Siç tregohet në Bibël, ky numërim nuk bëhej thjesht për të përcaktuar numrin e popullsisë, por shërbente për qëllime të ndryshme, si: për taksat, për shërbimin ushtarak ose për shërbimin në shenjtërore (levitët).

15-21 SHKURT

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | NUMRAT 3-4

«Shërbimi i levitëve»

it-2 683 ¶3

Prift

Nën besëlidhjen e ligjit. Në kohën që izraelitët ishin skllevër në Egjipt, Jehovai shenjtëroi çdo djalë të parëlindur të Izraelit, kur vrau me plagën e dhjetë të parëlindurit e Egjiptit. (Eks 12:29; Nu 3:13) Këta të parëlindur i përkitnin Jehovait, të cilët i kishte ndarë veç për shërbim të veçantë ndaj tij. Jehovai mund të kishte caktuar të gjithë meshkujt e parëlindur si priftërinj dhe shërbëtorë në shenjtëroren e tij. Përkundrazi zgjodhi meshkujt e fisit të levit për këtë shërbim. Prandaj lejoi që levitët të merreshin në vend të të gjithë të parëlindurve të 12 fiseve. Nga numërimi i popullsisë dolën 273 më shumë të parëlindur se meshkujt levitë, njëmuajsh e lart, prandaj Perëndia kërkoi një çmim shpërblese prej 5 siklash për secilin nga 273 të parëlindurit. Paratë ua dhanë Aronit dhe djemve të tij. (Nu 3:11-16, 40-51) Përpara se të bënte këtë, Jehovai kishte ndarë veç meshkujt e familjes së Aronit nga fisi i levit si priftërinj në Izrael.—Nu 1:1; 3:6-10.

it-2 241

Levitët

Caktimet. Fisi i Levit përbëhej nga tri familje: Gershoni (Gershomi), Kehathi dhe Merari. (Zn 46:11; 1Kr 6:1, 16) Secila prej këtyre familjeve kishte një vend të caktuar afër tabernakullit në shkretëtirë. Familja kehathite e Aronit e kishte kampin përballë tabernakullit, në lindje. Kehathitët e tjerë ishin në jug, gershonitët në perëndim dhe meraritët në veri. (Nu 3:23, 29, 35, 38) Levitët kishin si caktim të montonin, të çmontonin dhe të transportonin tabernakullin. Kur duhej transportuar, Aroni dhe djemtë e tij hiqnin perden e trashë që ndante të Shenjtën nga Më e Shenjta dhe me të mbulonin arkën e besëlidhjes, altarët dhe pajisje e enë të tjera të shenjta. Pastaj kehathitët i transportonin. Gershonitët transportonin pëlhurat e tendës, mbulesat, perdet e trasha, perdet e oborrit dhe litarët e tendës (siç duket litarët e tabernakullit), kurse meraritët kujdeseshin për skeletet e drurit, shtyllat, bazamentet me fole, kunjat dhe litarët (litarët e oborrit të tabernakullit).—Nu 1:50, 51; 3:25, 26, 30, 31, 36, 37; 4:4-33; 7:5-9.

it-2 241

Levitët

Në ditët e Moisiut, levitët fillonin të kryenin të gjitha caktimet në tabernakull, në moshën 30-vjeçare, si p.sh. të transportonin tabernakullin dhe pajisjet e tij kur zhvendosej. (Nu 4:46-49) Disa caktime mund të bëheshin në moshën 25-vjeçare, por, siç duket, nuk përfshiheshin në punë të rënda, siç ishte transportimi i tabernakullit. (Nu 8:24) Në kohën e mbretit David, kjo moshë u ul deri në 20 vjeç, pasi, siç shpjegoi Davidi, tani tabernakulli ishte zëvendësuar nga tempulli dhe s’kishte më nevojë për transportim. Shërbimi i detyruar si prift mbaronte në moshën 50 vjeç. (Nu 8:25, 26; 1Kr 23:24-26) Levitët duhej ta njihnin mirë Ligjin, prandaj shpesh caktoheshin ta lexonin në publik dhe t’ua mësonin njerëzve.—1Kr 15:27; 2Kr 5:12; 17:7-9; Ne 8:7-9.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo