BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr23 korrik f. 1-2
  • Referimet e «Fletëstudimit për mbledhjen ‘Jeta dhe shërbimi’»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e «Fletëstudimit për mbledhjen ‘Jeta dhe shërbimi’»
  • Referimet e «Fletëstudimit për mbledhjen ‘Jeta dhe shërbimi’»—2023
  • Nëntema
  • 3-9 KORRIK
  • 10-16 KORRIK
  • 24-30 KORRIK
  • 21-27 GUSHT
  • 28 GUSHT–3 SHTATOR
Referimet e «Fletëstudimit për mbledhjen ‘Jeta dhe shërbimi’»—2023
mwbr23 korrik f. 1-2

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

© 2023 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania

3-9 KORRIK

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | EZDRA 4-6

«Mos ndërhyni te punimet»

w86 1/2 29, kutia ¶2-3

Jehovai «i mbante sytë mbi pleqtë»

Pas kthimit të judenjve nga Babilonia, nisi një periudhë pasiviteti që zgjati 16 vjet. Profetët Hage dhe Zakaria ia dolën t’i shkundnin judenjtë e t’i nxirrnin nga apatia, dhe puna për rindërtimin e tempullit të Jehovait rinisi. Ama, jo shumë kohë më vonë, zyrtarët persianë iu kundërvunë kësaj pune. Zyrtarët pyetën: «Kush ju dha urdhër që të ndërtoni këtë shtëpi?»—Ezdra 5:1-3.

Përgjigjja ishte shumë delikate. Nëse pleqtë do të frikësoheshin, restaurimi i tempullit do të ndërpritej direkt. Po të përgjigjeshin me antagonizëm, restaurimi mund të vihej menjëherë nën ndalim. Ndaj, pleqtë (sigurisht, të udhëhequr nga guvernatori Zorobabel dhe kryeprifti Josi) formuluan një përgjigje me takt por të efektshme. Ata u kujtuan zyrtarëve dekretin e Kirit që ishte lënë në harresë, e që u kishte dhënë leje mbretërore judenjve të kryenin këto punime. Zyrtarët e dinin që, sipas politikave perse, ligjet nuk ndryshoheshin, prandaj zgjodhën të mos kundërshtonin një dekret mbretëror. Kështu u lejua që punimet të vazhdonin derisa mbreti Dar dha më vonë miratimin zyrtar.—Ezdra 5:11-17; 6:6-12.

10-16 KORRIK

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | EZDRA 7-8

«Ezdra nderoi Jehovain me sjelljen e tij»

it-1 1158 ¶4

Përulësia

Siguron udhëheqjen e duhur. Ai që përulet para Perëndisë mund të presë që të marrë udhëheqjen e tij. Ezdra kishte përgjegjësinë e madhe t’u printe mbi 1.500 burrave, pa llogaritur priftërinjtë, nethinimët dhe gratë e fëmijët, në udhëtimin nga Babilonia për në Jerusalem. Veç kësaj, duhej të mbartnin një sasi të madhe ari dhe argjendi për të zbukuruar tempullin në Jerusalem. Kishin nevojë për mbrojte gjatë udhëtimit, por Ezdra nuk kërkoi ndihmë ushtarake nga mbreti i Persisë. Me këtë tregoi se nuk mbështetej te fuqia e njeriut. E më herët, ai i kishte thënë mbretit: «Dora e Perëndisë tonë është me të gjithë ata që e kërkojnë.» Prandaj, ai shpalli një agjërim që populli të përulej para Jehovait. Ata kërkuan Perëndinë dhe ai i dëgjoi e i mbrojti nga pritat e armiqve përgjatë rrugës, që ta përfundonin atë udhëtim të rrezikshëm me sukses. (Ezd 8:1-14, 21-32) Profeti Daniel, i mërguar në Babiloni, u vlerësua shumë kur Perëndia i dërgoi një engjëll që t’i jepte një vegim, sepse Danieli u përul para Perëndisë dhe i kërkoi udhëheqje e kuptueshmëri.—Dn 10:12.

24-30 KORRIK

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | NEHEMIA 1-2

«Menjëherë u luta»

Xhevahire nga Bibla

w86 15/2 25

Adhurimi i vërtetë triumfon

Jo, pasi për një kohë të gjatë, Nehemia ishte lutur «ditë e natë» për gjendjen e vështirë të Jerusalemit. (Ne 1:4, 6) Kur iu paraqit mundësia t’i fliste mbretit Artakserks për dëshirën e tij që të rindërtonte muret e Jerusalemit, Nehemia u lut sërish, pra përsëriti atë që kishte bërë deri në atë moment. Jehovai iu përgjigj lutjes e si rezultat u dha autorizimi për rindërtimin e mureve të qytetit.

Mësimi për ne: Nehemia iu drejtua Jehovait për udhëheqje. Kur na duhet të marrim vendime të rëndësishme, edhe ne duhet të ‘ngulmojmë në lutje’ dhe të veprojmë në harmoni me udhëheqjen e Jehovait.—Romakëve 12:12.

21-27 GUSHT

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | NEHEMIA 10-11

«Ata bënë sakrifica për Jehovain»

w86 15/2 26

Adhurimi i vërtetë triumfon

Të lije pas zotërimet e trashëguara dhe të shpërnguleshe në Jerusalem, do të ketë pasur shpenzime dhe disa disavantazhe. Ata që do të jetonin në atë qytet do të hasnin edhe rreziqe. Në këto rrethana, të tjerët i panë këta vullnetarë si të denjë për lavdërim dhe me siguri do t’i jenë lutur Jehovait që t’i bekonte.

28 GUSHT–3 SHTATOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | NEHEMIA 12-13

«Ji besnik ndaj Jehovait kur zgjedh miqtë»

Xhevahire nga Bibla

it-2 452 ¶9

Muzika

Këndimi në tempull ishte shumë i rëndësishëm. Kjo bëhet e qartë nga pjesët e shumta të Biblës që flasin për këngëtarët, si dhe nga fakti që «ata ishin përjashtuar nga detyrat e tjera» të levitëve, që t’i kushtoheshin plotësisht këtij shërbimi. (1Kr 9:33) Vazhdimi i tyre si grup i veçantë i levitëve, theksohet edhe ngaqë renditen më vete në listën e atyre që u kthyen nga Babilonia. (Ezd 2:40, 41) Madje edhe autoriteti i mbretit pers, Artakserksit (Dorëgjatit), u ushtrua për ta duke i përjashtuar ‘nga taksat, haraçet dhe taksat e kalimit’, siç u bë me grupe të tjera të veçanta. (Ezd 7:24) Më vonë, mbreti urdhëroi që këngëtarët «të merrnin përditë një sasi të caktuar gjërash të nevojshme». Edhe pse meritën për këtë urdhër e merr Artakserksi, ka shumë të ngjarë që ai u dha nga Ezdra me autoritetin që i kishte dhënë Artakserksi. (Ne 11:23; Ezd 7:18-26) Ndaj, edhe pse të gjithë këngëtarët ishin levitë, në Bibël ata përmenden si një grup i veçantë, siç duket te shprehja «këngëtarët dhe levitët».—Ne 7:1; 13:10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo