BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mwbr23 nëntor f. 1
  • Referimet e «Fletëstudimit për mbledhjen ‘Jeta dhe shërbimi’»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Referimet e «Fletëstudimit për mbledhjen ‘Jeta dhe shërbimi’»
  • Referimet e «Fletëstudimit për mbledhjen ‘Jeta dhe shërbimi’»—2023
  • Nëntema
  • 6-12 NËNTOR
  • 20-26 NËNTOR
  • 18-24 DHJETOR
Referimet e «Fletëstudimit për mbledhjen ‘Jeta dhe shërbimi’»—2023
mwbr23 nëntor f. 1

Referimet e Fletëstudimit për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»

© 2023 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania

6-12 NËNTOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JOBI 13-14

«Po të vdesë njeriu, a kthehet prapë në jetë?»

Xhevahire nga Bibla

it-1-E 191

Hiri

Hiri përdorej edhe si figurë letrare për të treguar diçka të parëndësishme ose të pavlerë. Për shembull, Abrahami pranoi para Jehovait se ishte «pluhur e hi». (Zn 18:27; shih edhe Is 44:20; Jb 30:19.) Ndërsa Jobi i krahasoi thëniet e ngushëlluesve të rremë si «dokrra në hi».—Jb 13:12, shën.

20-26 NËNTOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JOBI 18-19

«Kurrë mos i braktis bashkëbesimtarët»

w90-E 1/9 22 ¶20

A po synon?

20 Trupi i pleqve duhet të kuptojë se, kur dikush nuk është më plak ose shërbëtor kongregacioni provon stres, edhe nëse ka hequr dorë vetë nga caktimi. Nëse nuk është përjashtuar dhe pleqtë vërejnë se është i dëshpëruar, duhet ta inkurajojnë me dashuri. (1 Selanikasve 5:14) Duhet ta ndihmojnë të kuptojë se është i dobishëm për kongregacionin. Edhe nëse këshillimi ka qenë i nevojshëm, s’ka pse të kalojë shumë kohë para se një vëlla i përulur e mirënjohës të bëhet sërish plak ose shërbëtor kongregacioni.

18-24 DHJETOR

THESARE NGA FJALA E PERËNDISË | JOBI 28-29

«A ke një reputacion si të Jobit?»

it-1-E 655 ¶10

Veshja

Në Bibël, veshja përdoret edhe në kuptime të tjera simbolike. Ashtu si një uniformë ose një veshje e veçantë identifikon dikë si pjesëtar të një organizate ose si përkrahës të një lëvizjeje, edhe veshja, sipas përdorimit simbolik në Bibël, identifikon qëndrimin e dikujt dhe sjelljen e tij në harmoni me këtë qëndrim; si rasti i ilustrimit të Jezuit për rrobat e dasmës. (Mt 22:11, 12) Te Zbulesa 16:14, 15, Zotëria Jezu Krisht paralajmëron që të mos e ulim vigjilencën, e kështu të zhvishemi nga identiteti si dëshmitarë besnikë të Perëndisë së vërtetë. Kjo do të ishte shkatërrimtare, tani që jemi në prag ‘të luftës së ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm’.

Xhevahire nga Bibla

g00-E 8/7 11 ¶3

Buzëqeshni: Ju bën mirë!

A ndikon vërtet buzëqeshja në jetën tonë? Ndoshta të kujtohet kur buzëqeshja e dikujt të dhuroi një ndjenjë lehtësimi e çlodhjeje. Ose kur mungesa e saj të vuri në siklet, e madje të bëri të ndihesh i mënjanuar. Po, buzëqeshja ndikon në jetën tonë, si tek ai që buzëqesh, edhe tek ai që po i buzëqeshet. Një personazh i Biblës me emrin Job, tha për kundërshtarët e tij: «S’u besonin syve kur shihnin fytyrën time të qeshur; drita e fytyrës sime i qetësonte.» (Jobi 29:24) «Drita» që rrezatonte fytyra e Jobit mund të ishte tregues i gëzimit të tij.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo