BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • Zemërimi mund të jetë i rrezikshëm
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
    • Kaini është i zemëruar ndërkohë që Abeli i ofron blatimin Jehovait

      MËSIMI 4

      Zemërimi mund të jetë i rrezikshëm

      Pasi Adami dhe Eva dolën nga kopshti i Edenit, patën shumë fëmijë. Djali i parë, Kaini, u bë bujk, kurse djali i dytë, Abeli, u bë bari.

      Një ditë, Kaini dhe Abeli i bënë blatime Jehovait. A e di çfarë është një blatim? Është një dhuratë për Perëndinë. Jehovai ishte i kënaqur me blatimin e Abelit, por jo me atë të Kainit. Kjo e zemëroi shumë Kainin. Jehovai e paralajmëroi Kainin se zemërimi mund ta shtynte të bënte diçka të keqe. Por ai nuk dëgjoi.

      Në vend të kësaj, Kaini i tha Abelit: ‘Hajde me mua në fushë.’ Kur ishin vetëm atje, Kaini e sulmoi të vëllanë dhe e vrau. Çfarë do të bënte Jehovai për këtë? Jehovai e dënoi Kainin duke e dërguar larg familjes së tij. Kainit nuk do t’i lejohej të kthehej prapë.

      Kaini i afrohet Abelit në fushë

      Çfarë mësimi nxjerrim? Mund të nxehemi nëse gjërat nuk shkojnë siç duam. Nëse e ndiejmë se zemërimi po rritet brenda nesh—ose nëse të tjerët na paralajmërojnë sepse e vërejnë zemërimin tonë—menjëherë duhet t’i ndreqim dhe t’i kontrollojmë ndjenjat para se ato të na kontrollojnë ne.

      Ngaqë Abeli e donte Jehovain dhe bëri çfarë ishte e drejtë, Jehovai e kujton atë gjithmonë. Perëndia do ta sjellë sërish në jetë Abelin kur ta bëjë tokën parajsë.

      «Bëj më parë paqe me vëllanë tënd e pastaj kthehu dhe paraqit flijimin.»—Mateu 5:24

      Pyetje: Kush ishin dy fëmijët e parë të Adamit dhe të Evës? Pse e vrau Kaini të vëllanë?

      Zanafilla 4:1-12; Hebrenjve 11:4; 1 Gjonit 3:11, 12

  • Arka e Noesë
    Të mësojmë nga historitë e Biblës
    • Noeja dhe familja e tij duke ndërtuar arkën

      MËSIMI 5

      Arka e Noesë

      Me kalimin e kohës, toka u mbush me njerëz. Shumica ishin të këqij. Madje edhe disa engjëj në qiell u bënë të këqij. Ata ikën nga shtëpia e tyre në qiell dhe erdhën në tokë. A e di pse vepruan kështu? Që të merrnin trupa njerëzorë për t’u martuar me gra.

      Engjëjt patën djem me gratë që morën. Këta djem, kur u rritën, u bënë shumë të fortë dhe bullizonin të tjerët. Ata u bënin keq atyre. Jehovai s’mund të lejonte që gjërat të vazhdonin ashtu. Prandaj vendosi që t’i shkatërronte njerëzit e ligj me një përmbytje.

      Noeja dhe familja e tij duke ndërtuar arkën dhe duke përgatitur ushqimin

      Por ja që një burrë ishte ndryshe nga të tjerët. Ai e donte Jehovain. E quanin Noe. Ai dhe gruaja e tij kishin tre djem: Semin, Kamin dhe Jafetin, e secili kishte gruan e vet. Jehovai i tha Noesë të ndërtonte një arkë të madhe, që ai dhe familja e tij t’i shpëtonin Përmbytjes. Arka ishte një kuti gjigante prej druri që mund të pluskonte mbi ujë. Po ashtu, Jehovai i tha Noesë të fuste shumë kafshë në arkë që edhe ato të shpëtonin.

      Menjëherë, Noeja filloi të ndërtonte arkën. Atij dhe familjes së tij iu deshën gati 50 vjet për ta mbaruar. E ndërtuan arkën tamam siç u tha Jehovai. Gjatë asaj kohe, Noeja i paralajmëroi njerëzit për Përmbytjen. Por asnjë s’e dëgjoi.

      Më në fund, erdhi koha të hynin në arkë. Le të zbulojmë çfarë ndodhi më pas.

      «Ashtu siç ishin ditët e Noesë, ashtu do të jetë edhe prania e Birit të njeriut.»—Mateu 24:37

      Pyetje: Pse Jehovai vendosi të sillte Përmbytjen? Çfarë udhëzimesh i dha Jehovai Noesë?

      Zanafilla 6:1-22; Mateu 24:37-41; 2 Pjetrit 2:5; Juda 6

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo