KËNGA 82
«Le të ndriçojë drita juaj»
Versioni i shtypur
1. ‘Jeni drit’ e botës,
drit’ për çdo njeri!
Ndrini fort,—tha Krishti,—
me paanësi.’
Shndrit si dielli Bibla,
paqe vjen prej saj,
e kjo drit’ le të ndriçoj’,
në çdo cep e skaj.
2. Ndrin sot e vërteta,
errësirën tret,
ndaj t’ia çojm’ çdo zemre,
që çlirimin pret.
Shkrimet mprehin gjuhën,
ndritin mendjen ton’,
që t’i japim drit’ e shpres’,
kujtdo që dëgjon.
3. Sjellja e shkëlqyer,
plot me mirësi,
drit’ i jep gjith’ botës,
fjal’ve hijeshi.
Në k’të koh’ të errët,
qofshim drit’ përher’,
e t’i japim Atit ton’,
veç lavdi e nder.
(Shih edhe Psal. 119:130; Mat. 5:14, 15, 45; Kolos. 4:6.)