KËNGA 141
Jeta është një mrekulli!
1. Një fëmij’ po lind dhe një lule çel,
dielli ëmbël tokën mbar’ po përkëdhel!
Vesa si kristal, barin zbukuron,
mrekulli nga Jehovai ësht’ jeta jon’.
(REFRENI)
E shtrenjt’ ësht’ jeta jon’, zbret, o At’, nga ti,
ësht’ dhurat’ nga dora jote, ësht’ një mrekulli!
Prandaj për ty jetojm’, me gjith’ shpirt të duam.
Kjo jet’ ësht’ mrekulli; e ëmbël, poezi!
2. Dielli ndonjëher’ befas nuk shkëlqen,
lulet vyshken, zemra thot’: «Më nuk ia vlen!»
Mos u dorëzo, diell sërish do t’ket’,
Jehovai plot shkëlqim me ty do të jet’!
(REFRENI)
E shtrenjt’ ësht’ jeta jon’, ësht’ dhurat’ nga ti,
zbret prej teje, At’ i dashur, ësht’ një mrekulli!
Prandaj për ty jetojm’ dhe njer’zit i duam.
Kjo jet’ ësht’ mrekulli; e ëmbël, poezi!
(Shih edhe Jobi 2:9; Psal. 34:12; Ekl. 8:15; Mat. 22:37-40; Rom. 6:23.)