KËNGA 16
Të lëvdojmë Jehovain dhe Krishtin, mbretin tonë
1. I ulur ësht’ Krishti në fron,
prej Atit ka marr’ fuqi.
Ësht’ mbret, qeveris për Sovranin,
në tok’ do të sjell’ drejtësi.
(REFRENI)
Me shpirt e lëvdojm’ Jehovain
për Krishtin e ulur në fron.
Besnikët këndojn’ e thurin lavdi,
sa bukur kjo këng’ jehon!
Nderim meriton Jezu Krishti,
mban skeptrin me aq dinjitet.
Gjykon për Sovranin me drejtësi,
lavdi do t’i sjell’ përjet’!
2. Jan’ zgjedhur dhe njerëz të tjer’,
ka lindur një komb i ri;
në fron do të ulen pran’ Krishtit,
mbi tokën bekim do të vij’.
(REFRENI)
Me shpirt e lëvdojm’ Jehovain
për Krishtin e ulur në fron.
Besnikët këndojn’ e thurin lavdi,
sa bukur kjo këng’ jehon!
Nderim meriton Jezu Krishti,
mban skeptrin me aq dinjitet.
Gjykon për Sovranin me drejtësi,
lavdi do t’i sjell’ përjet’!
(Shih edhe Prov. 29:4; Isa. 66:7, 8; Gjoni 10:4; Zbul. 5:9, 10.)