KËNGA 93
Atë, bekoje mbledhjen tonë!
Versioni i shtypur
1. Nga mir’njohja që ndien shpirti,
po vërshon kjo kënga jon’.
Dhe një lutje del nga zemra:
«At’, bekoje mbledhjen ton’!»
2. Na mëso me Fjalën tënde,
si të shfaqim dashuri.
Gjuhën ton’, o At’, stërvite
që të flas’ me mençuri.
3. Sa her’ mblidhemi së bashku,
të lëvdojm’, At’, me një zë.
Fal’ bekimit tënd të dashur,
ne me zemër jemi një.
(Shih edhe Psal. 22:22; 34:3; Isa. 50:4.)