KËNGA 42
I lutemi Jehovait
Versioni i shtypur
1. O Jehova, Sovran i shkëlqyer,
je Ati yn’, ke emrin më të vyer!
‘Ardht’ Mbretëria’ po të kërkojm’,
‘u bëft’ vullneti yt i përkryer’.
Lutjen ton’ na e dëgjo,
ji i mir’ dhe na beko.
2. Me dashuri çdo gjë ke krijuar,
Ti na jep jet’ dhe çdo dhurat’ të çmuar.
Prej teje vjen pa fund mençuri,
udhën e jetës na ke ndriçuar.
Për çdo gjë që na dhuron,
mirënjohje meriton.
3. Ësht’ bot’ e ftoht’ dhe ankthi po shtohet,
por zemra jon’ pran’ teje qetësohet.
Barrën ta hedhim ty, Ati yn’,
me ndihmën tënde, frika largohet.
At’, na jep më shum’ besim;
na mbulo me miratim!
(Shih edhe Psal. 36:9; 50:14; Gjoni 16:33; Jak. 1:5.)