KËNGA 90
T’i japim zemër njëri-tjetrit
1. Merak tregojm’ për njëri-tjetrin,
forcojm’ e mbrojm’ çdo zemërvrar’.
Shkëlqen, përsoset dashuria
kur tjetrin vëm’ në radh’ të par’.
E ngroht’ familja e besimit,
aty gjejm’ forc’, inkurajim,
gjejm’ miq që duan Jehovain:
folè ku shpirti gjen strehim!
2. Një fjal’ e but’ që del nga zemra,
freskon si vesa në agim.
I ëmbël zëri i një miku,
i jep të dob’tit ngushëllim!
Oaz’ familja e besimit,
mes nesh ka paqe, harmoni!
I lidhim plagët njëri-tjetrit,
ndihmojm’ këdo me dashuri.
3. Në prag ësht’ ‘dita e furishme’,
çdo çast e ndiejm’ atë më pran’.
Ndaj mbledhjet nuk i lëm’ pas dore,
liman i sigurt ato jan’.
Të gjith’ ne jemi një familje,
të lidhur fort në unitet.
I japim zemër njëri-tjetrit,
me syt’ te jeta e vërtet’!
(Shih edhe Luka 22:32; Vep. 14:21, 22; Gal. 6:2; 1 Sel. 5:14.)