BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w21 prill f. 30-f. 31 par. 5
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë mësojmë nga fjalët e fundit të Jezuit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Jezui: Pse vdiq?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Jezu Krishti: Pyetjet marrin përgjigje
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Si e lartëson Jezui drejtësinë e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
w21 prill f. 30-f. 31 par. 5
Jezui i varur në një shtyllë torture përkrah dy kriminelëve, në sfondin e qiellit të errët.

Pyetje nga lexuesit

Pse i citoi Jezui fjalët e Davidit te Psalmi 22:1 para se të vdiste?

Ndër fjalët e fundit që tha Jezui para se të vdiste, ishin ato që gjenden te Mateu 27:46: «Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?» Kur tha këto fjalë, Jezui përmbushi profecinë e psalmistit David te Psalmi 22:1. (Mar. 15:34) Do të ishte e gabuar të nxirrnim përfundimin se Jezui i citoi ato fjalë nga zhgënjimi ose ngaqë humbi për pak çaste besimin. Ai e kuptonte plotësisht arsyen pse duhej të vdiste dhe ishte i gatshëm të jepte jetën. (Mat. 16:21; 20:28) Gjithashtu e dinte se pak para se të vdiste, do të ishte e nevojshme që Jehovai të hiqte çdo «gardh mbrojtës» rreth tij. (Jobi 1:10) Kështu Jehovai lejoi që Jezui të provonte se do të qëndronte gjithmonë besnik, sado të rënda të ishin rrethanat e vdekjes së tij.—Mar. 14:35, 36.

Atëherë pse i citoi Jezui fjalët e këtij psalmi? Ndonëse nuk jemi të sigurt qind për qind, le të shohim disa arsye të mundshme.a

Kur tha ato fjalë, Jezui ndoshta po theksonte se Jehovai nuk do të ndërhynte në vdekjen e tij. Jezui duhej ta paguante shpërblesën pa ndihmën e Jehovait. Ai ishte njeri dhe duhej të vdiste që «të provonte vdekjen për të gjithë».—Hebr. 2:9.

Kur citoi pak fjalë nga ai psalm, Jezui mbase donte ta drejtonte vëmendjen tek i gjithë psalmi. Në atë kohë, ishte e zakonshme që judenjtë të mësonin përmendsh psalme të tëra. Kur dëgjonin një varg të një psalmi, u vinte në mendje vetvetiu i gjithë psalmi. Nëse kishte atë synim, atëherë Jezui do t’i ketë ndihmuar dishepujt e tij judenj të kujtonin profecitë e shumta të atij psalmi për ngjarje që lidheshin me vdekjen e tij. (Psal. 22:7, 8, 15, 16, 18, 24) Veç kësaj, vargjet e fundit të psalmit tregojnë se mbretëria e Jehovait do të triumfojë e do të shtrihet deri në skajet e tokës.—Psal. 22:27-31.

Kur citoi ato fjalë të Davidit, Jezui ndoshta po theksonte se ishte i pafajshëm. Para se të vdiste, Jezuit i bënë një gjyq të paligjshëm ku e shpallën fajtor për blasfemi. (Mat. 26:65, 66) Gjykata u mblodh me ngut natën vonë dhe i shkeli me të dyja këmbët procedurat ligjore të asaj kohe. (Mat. 26:59; Mar. 14:56-59) Kur citoi atë pyetje retorike, Jezui ndoshta po e drejtonte vëmendjen te fakti që nuk kishte bërë asgjë për të merituar atë lloj ndëshkimi.

Jezui mbase po u kujtonte të tjerëve edhe se vuajtjet e Davidit, shkrimtarit të psalmit, nuk nënkuptonin se ai kishte humbur miratimin e Jehovait. Pyetja e Davidit nuk tregonte se e kishte humbur besimin te Perëndia. Në fakt, pasi bëri atë pyetje, ai shprehu besimin e patundur se Jehovai ka fuqi t’i shpëtojë shërbëtorët e vet, dhe Jehovai vazhdoi ta bekonte Davidin. (Psal. 22:23, 24, 27) Po njësoj, ndonëse Jezui, ‘Biri i Davidit’, po vuante në shtyllën e torturës, kjo s’do të thoshte se kishte humbur miratimin e Jehovait.—Mat. 21:9.

Jezui ndoshta po shprehte pikëllimin e thellë që Jehovai po e linte fare pa mbrojtje, në mënyrë që ta mbante plotësisht integritetin. Në fillimet e historisë njerëzore, Jehovai nuk kishte si qëllim që Biri i tij të vuante e të vdiste. Kjo u bë e nevojshme vetëm pasi u rebeluan Adami dhe Eva. Jezui nuk kishte bërë asgjë të gabuar. E megjithatë duhej të vuante e të vdiste që të merrnin përgjigje çështjet e ngritura nga Satanai dhe që të siguronte shpërblesën për të riblerë atë që kishte humbur njeriu. (Mar. 8:31; 1 Pjet. 2:21-24) Kjo mund të arrihej vetëm nëse Jehovai e linte përkohësisht Jezuin krejt pa mbrojtje për herë të parë në jetën e tij.

Jezui mbase po përpiqej t’i ndihmonte dishepujt e tij të përqendroheshin tek arsyeja pse Jehovai lejoi që të vdiste në atë mënyrë.b Jezui e dinte se ajo vdekje si kriminel në një shtyllë torture do të bëhej shkak pengese për shumë veta. (1 Kor. 1:23) Nëse dishepujt do të përqendroheshin tek arsyeja e vërtetë e vdekjes së Jezuit, atëherë do ta kuptonin pse duhej të vdiste në atë mënyrë. (Gal. 3:13, 14) E atëherë do ta shihnin si Shpëtimtar, jo si kriminel.

Cilado të ishte arsyeja pse i citoi ato fjalë, Jezui e kuptoi se ajo që po hiqte, ishte pjesë e vullnetit të Jehovait për të. Pak pasi citoi atë psalm, Jezui tha: «U krye!» (Gjoni 19:30; Luka 22:37) Pra, duke e lënë përkohësisht Jezuin krejt pa mbrojtje, Jehovai i dha mundësi të kryente plotësisht qëllimin pse e kishte dërguar në tokë. Gjithashtu, i dha mundësi Jezuit të plotësonte çdo gjë që ishte shkruar për të «te Ligji i Moisiut, te Profetët dhe te Psalmet».—Luka 24:44.

a Shih edhe paragrafët 9 e 10 tek artikulli «Çfarë mësojmë nga fjalët e fundit të Jezuit» në këtë numër.

b Gjatë shërbimit, Jezui hera-herës bënte komente ose pyetje që nuk pasqyronin medoemos atë që ndiente ose që mendonte. Vepronte kështu për t’i nxitur dishepujt të shprehnin mendimet ose besimin e tyre.—Mar. 7:24-27; Gjoni 6:1-5; shih Kullën e Rojës të 15 tetorit 2010, f. 4-5.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo