KËNGA 107
Jehovai—Modeli i praruar i dashurisë
1. E si mund ta dim’ se ç’ësht’ dashuria,
e vërtet’, e përjet’?
Model të pashoq na lë Perëndia,
shtegun na ndrin, udhën na prin.
Me shum’ dashuri dha Birin e çmuar,
një nisje e re për shpresën e shuar,
sa shembull i lart’, model i praruar!
Zbret At’ nga ti, pa fund dashuri!
2. Ta duam dhe ne me shpirt njëri-tjetrin,
ngrohtësisht, butësisht.
Ta duam këdo, të riun, të vjetrin,
plot me nderim, plot vlerësim.
‘Të duam o At’’, si mundet ta themi,
kur përzemërsi për v’llez’rit nuk kemi?
Prandaj, me të gjith’ të dashur të jemi,
me të vërtet’, me sinqeritet.
3. Gjithnjë e më fort na lidh dashuria,
na afron, na bashkon.
Një thirrje të ndier na bën Perëndia:
‘Eja provo, eja shijo!’
Shijo lumturin’ që sjell dashuria,
sa paqe në shpirt sjell përzemërsia,
shijo ngrohtësin’ nga gjith’ v’llazëria.
Zbret At’ nga ti, pa fund dashuri!
(Shih edhe Rom. 12:10; Efes. 4:3; 2 Pjet. 1:7.)