KËNGA 127
Qofsha thesar për ty, Jehova!
Versioni i shtypur
1. Për çdo rrahje zemre, për jetën që kam,
o At’ i shkëlqyer, mirënjohës të jam.
Për gjith’ mirësin’, gjith’ dhuratat e tua,
e si mund ta shpreh, Ati im, sa të dua?
(URA)
Prano zemrën time, për ty ajo rreh,
gëzoft’ zemra jote, brenda meje kur sheh.
Ta jap jetën time me plot përkushtim,
e kam privilegj dhe nder, Ati im.
Më ndihmo, të lutem, çdo ndjenj’ më shqyrto,
në jam siç kërkon ti, Jehova më trego!
E sheh si thesar çdo njeri të kulluar;
të jem miku yt, s’ka dhurat’ më të çmuar!
(Shih edhe Psal. 18:25; 116:12; Prov. 11:20.)