BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bi12 f. 1687-1689
  • 4C «Shtylla e torturës»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 4C «Shtylla e torturës»
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Material i ngjashëm
  • A vdiq Jezui vërtet në kryq?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Kryqi
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Pse të krishterët e vërtetë nuk e përdorin kryqin në adhurim?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • A vdiq vërtet në një kryq Jezui?
    Zgjohuni!—2006
Shih më tepër
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
4C «Shtylla e torturës»

4C «Shtylla e torturës»

Gr., σταυρός (staurós); Lat., crux

Fraza «shtylla e torturës» te Mt 27:40 është përdorur në lidhje me ekzekutimin e Jezuit në Kalvar, domethënë, te Vendi i Kafkës. Nuk ka asnjë dëshmi se këtu fjala greke staurós do të thoshte kryq, si ai që përdornin paganët si simbol fetar për shumë shekuj para Krishtit.

Në greqishten klasike fjala staurós do të thoshte thjesht një hu ose shtyllë e drejtë a pilotë si ato që përdoren për themelet. Folja stauróo do të thoshte rrethoj me hunj, formoj një gardh mbrojtës. Shkrimtarët e frymëzuar të Shkrimeve të Krishtere Greke shkruan në greqishten e thjeshtë (koiné) dhe e përdorën fjalën staurós sipas të njëjtit kuptim në greqishten klasike, domethënë, një shtyllë ose hu i thjeshtë pa ndonjë traversë të ndonjë lloji të mbërthyer sipas ndonjë këndi. S’ka asnjë provë për të kundërtën. Apostujt Pjetër dhe Pavël përdorën, gjithashtu, edhe fjalën ksílon për t’iu referuar mjetit të torturës në të cilin u gozhdua Krishti, dhe kjo tregon se ai mjet ishte një shtyllë e drejtë pa ndonjë traversë, sepse kjo është domethënia e fjalës ksílon në këtë rast. (Ve 5:30; 10:39; 13:29; Ga 3:13; 1Pj 2:24) Në versionin LXX fjalën ksílon e gjejmë tek Ezd 6:11 (2 Ezdrës 6:11), dhe atje për të flitet si për një tra, ku duhej varur shkelësi i ligjit, njësoj si te Ve 5:30; 10:39.

Në lidhje me domethënien e fjalës staurós, U. E. Vajn, në veprën e tij An Expository Dictionary of New Testament Words (ribotimi i vitit 1966), vëll. I, fq. 256, thotë: «STAUROS (σταυρός) shërben për të treguar kryesisht një hu ose shtyllë të drejtë. Në të keqbërësit gozhdoheshin për t’u ekzekutuar. Si emri, ashtu edhe folja stauroō, mbërthej në shtyllë ose në hu, në kuptimin fillestar duhen dalluar nga forma kishtare e një kryqi me dy krahë. Forma e këtij të fundit e ka origjinën në Kaldenë e lashtë dhe përdorej si simbol i perëndisë Tamuz (duke qenë sipas formës së Taut mistik, iniciali i emrit të tij) në atë vend dhe në vendet fqinje, përfshirë edhe Egjiptin. Nga mesi i shekullit të 3-të pas Krishtit, kishat ose ishin larguar nga disa doktrina të besimit të krishterë ose i kishin kthyer në absurditete. Për të rritur prestigjin e sistemit kishtar apostat, paganët pranoheshin në kisha pa marrë parasysh nëse kishin rilindur me anë të besimit, dhe u lejohej në një masë të madhe të mbanin shenjat dhe simbolet e veta pagane. Prandaj, Tau ose T, në formën e tij më të shpeshtë, me pjesën horizontale të ulur më poshtë, u përvetësua si simbol i kryqit të Krishtit.»

Fjalori latinisht nga Levisi dhe Shorti jep si kuptim bazë të fjalës crux «një pemë, trekëmbësh ose mjete të tjera ekzekutimi prej druri, në të cilat kriminelët mbërtheheshin ose vareshin». Termi «kryq» është vetëm një kuptim i mëvonshëm i fjalës crux. Një shtyllë e thjeshtë për të varur një kriminel, në latinisht quhej crux símplex. Një mjet i tillë torture ilustrohet nga Just Lipsi (1547-1606) në librin e tij De cruce libri tres, Anversë, 1629, fq. 19. Fotografia e crux simplex në këtë faqe është një riprodhim nga libri i tij.

Në librin Das Kreuz und die Kreuzigung (Kryqi dhe kryqëzimi), nga Herman Fulda, Breslav, 1878, fq. 109, thuhet: «Pemët nuk gjendeshin kudo në vendet që zgjidheshin për ekzekutimet publike. Prandaj, ngulnin në tokë një tra të thjeshtë. Në të viheshin kriminelët, duke ua lidhur ose gozhduar duart e ngritura lart, e shpesh edhe këmbët.» Pasi ka parashtruar shumë prova, Fulda përfundon në fq. 219, 220: «Jezui vdiq në një shtyllë të thjeshtë vdekjeje: në mbështetje të kësaj flasin (a) përdorimi i zakonshëm asokohe i këtij mjeti ekzekutimi në Lindje, (b) në mënyrë të tërthortë vetë historia e vuajtjeve të Jezuit dhe (c) shumë shprehje të etërve të hershëm të kishës.»

Paul Vilhelm Shmid, që ka qenë profesor në Universitetin e Bazelit, në veprën e tij Die Geschichte Jesu (Historia e Jezuit), vëll. 2, Tybingen dhe Lajpcig, 1904, fq. 386-394, bëri një studim të hollësishëm të fjalës greke staurós. Në fq. 386 të veprës së tij, ai tha: «Fjala σταυρός [staurós] nënkupton çdo hu ose trung peme që qëndron drejt.» Për sa i përket ndëshkimit të Jezuit, P. V. Shmid shkroi në fq. 387-389: «Lidhur me ndëshkimin e Jezuit, sipas tregimeve të ungjillit, përveç fshikullimit, merret në konsideratë vetëm forma më e thjeshtë e kryqëzimit romak, pra, varja e trupit të zhveshur në një shtyllë, të cilën, meqë ra fjala, Jezui duhej ta mbante ose ta tërhiqte zvarrë deri në vendin e ekzekutimit, për ta bërë sa më të rëndë ndëshkimin e turpshëm. . . . Çdo gjë tjetër, përveç një varjeje të thjeshtë, përjashtohet nga mënyra masive në të cilën kryhej shpesh ky ekzekutim: 2000 veta njëherësh nga Vari (Jos. Ant. XVII 10. 10), nga Kuadrati (Jewish Wars II 12. 6), nga prokurori Feliks (Jewish Wars II 15. 2 [13. 2]), nga Titi (Jewish Wars VII. 1 [V 11. 1]).»

Pra, mungojnë tërësisht dëshmitë se Jezu Krishti u kryqëzua në dy trarë të vendosur në kënde të drejta. Ne nuk duam t’i shtojmë asgjë Fjalës së shkruar të Perëndisë, duke ndërfutur konceptin pagan të kryqit në Shkrimet e frymëzuara, por i kemi përkthyer staurós dhe ksílon sipas kuptimeve më të thjeshta. Meqë Jezui e përdori fjalën staurós për të përshkruar vuajtjen dhe turpin ose torturën e ithtarëve të tij (Mt 16:24), ne e kemi përkthyer fjalën staurós me frazën «shtylla e torturës», për ta dalluar nga ksílon, të cilën e kemi përkthyer «shtyllë» ose «pemë», si te Ve 5:30, shënimi.

[Figura në faqen 1688]

Një ilustrim i Crux simplex

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo