BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bi12 f. 1689-1690
  • 4Ç Lirimi për të qenë me Krishtin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 4Ç Lirimi për të qenë me Krishtin
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Material i ngjashëm
  • Një dilemë teologjike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1995
  • Kthimi i Krishtit: A është i dukshëm?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Pika kryesore nga letrat drejtuar Galatasve, Efesianëve, Filipianëve dhe Kolosianëve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
4Ç Lirimi për të qenë me Krishtin

4Ç Lirimi për të qenë me Krishtin

Fi 1:23—«lirimi». Gr., analísai; Lat., dissólvi

Folja analísai këtu është përdorur si një emër foljor. Ajo shfaqet edhe një herë në Shkrimet e Krishtere Greke te Lu 12:36, ku bën fjalë për kthimin e Krishtit. Emri i lidhur me të análisis, shfaqet një herë te 2Ti 4:6, ku apostulli thotë: «Koha e caktuar e lirimit tim është afër.» Te Lu 12:36 e kemi përkthyer foljen «të kthehet», sepse ajo tregon se si zotëria i shërbëtorëve e lë dasmën dhe largohet, e kështu i jep fund asaj. Por këtu te Fi 1:23 nuk e kemi përkthyer foljen «kthimi» ose «largimi», por «lirimi». Kjo sepse fjala mund të përçojë dy mendime: lirimin e vetë apostullit, që të jetë me Krishtin në kthimin e tij, dhe lirimin e Zotërisë nga kufizimet qiellore që të kthehet siç premtoi.

Këtu, apostulli nuk po thotë aspak se menjëherë pas vdekjes do të shndërrohej në një frymë, që të ishte përgjithmonë me Krishtin. Sipas pohimit të frymëzuar të vetë apostullit, te 1Se 4:15-17, bashkimi me Zotërinë Krisht do të bëhet i mundur së pari në kthimin e Krishtit, kur të vdekurit në Krishtin do të ngrihen të parët. Te Fi 1:23 Pavli e ka fjalën pikërisht për këtë kthim të Krishtit dhe për lirimin e apostullit, që të jetë gjithnjë me Zotërinë. Atje ai thotë se ka dy mundësi të menjëhershme, përkatësisht: (1) të jetojë në mish dhe (2) të vdesë. Për shkak të rrethanave, ai tha se ishte nën presion prej këtyre dy mundësive, duke mos e treguar se cilën do të zgjidhte. Më pas paraqit një mundësi të tretë, që e dëshiron vërtet. Nuk ka asnjë dyshim që ai e dëshiron më shumë se të tjerat këtë gjë, pra «lirimin», sepse kjo do të thotë që të jetë me Krishtin.

Prandaj, shprehja to analísai, pra, «lirimi», nuk mund të zbatohet për vdekjen e apostullit si njeri dhe largimin e tij nga kjo jetë. Ajo duhet të bëjë fjalë për ngjarjet në kohën e kthimit dhe të pranisë së Krishtit (shih shtojcën 4B) e për ringjalljen e të gjithë atyre që kanë vdekur në Krishtin, që të jenë me të përgjithmonë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo