BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • bi12 f. 1690-1691
  • 5A Jezui—Ngjashëm Perëndisë; hyjnor

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 5A Jezui—Ngjashëm Perëndisë; hyjnor
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
  • Material i ngjashëm
  • Ç’mund të themi për «shkrimet që vërtetojnë» Trinitetin?
    A duhet të besosh në Trinitet?
  • A është Jezui Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Gjoni 1:1—«Në fillim ishte Fjala»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Vjedhja
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2005
5A Jezui—Ngjashëm Perëndisë; hyjnor

5A Jezui—Ngjashëm Perëndisë; hyjnor

Gjo 1:1​—«dhe Fjala ishte një perëndi (ngjashëm Perëndisë; hyjnore)»; Gr., καὶ θεὸς ἦν ὁ λόγος (kai theós en ho lógos)

1808

«dhe fjala ishte një perëndi»

The New Testament, in An Improved Version, Upon the Basis of Archbishop Newcome’s New Translation: With a Corrected Text, Londër.

1864

«dhe një perëndi ishte Fjala»

The Emphatic Diaglott (J21, teksti interlinear), nga Benxhamin Uillson, Nju-Jork dhe Londër.

1879

«dhe Fjala ishte një perëndi»a

La Sainte Bible, Sëgo-Oltramar, Gjenevë dhe Paris.

1879

«edhe Fjala ishte Perëndi»

Përkthimi i Kristoforidhit.

1975

«dhe një perëndi (ose, e një lloji hyjnor) ishte Fjala»b

Das Evangelium nach Johannes, nga Sigfrid Shulc, Gëtingen, Gjermani.

1978

«dhe e një lloji ngjashëm Perëndisë ishte Logosi»c

Das Evangelium nach Johannes, nga Joanes Shnajder, Berlin.

1979

«dhe një perëndi ishte Logosi»d

Das Evangelium nach Johannes, nga Jyrgen Beker, Vyrcburg, Gjermani.

1991-1994

«dhe Fjala ishte Perëndi»

Diodati i Ri.

1994

«e Fjala ishte Hyj»

Dom Simon Filipaj.

Këto përkthime përdorin fjalë të tilla si «perëndi», «e një lloji hyjnor» ose «e një lloji ngjashëm Perëndisë», sepse fjala greke θεός (theós) është një emër kallëzuesor në numrin njëjës, që ndodhet para foljes dhe nuk paraprihet nga nyja shquese. Ky është një theós pa nyjën shquese. Perëndia me të cilin Fjala ose Logosi ishte në fillim, përshkruhet këtu me fjalët greke ὁ θεός, domethënë, theós e paraprirë nga nyja shquese ho. Ky është një theós i nyjëzuar. Ndërtimi i nyjëzuar i emrit tregon një identitet, një personalitet, ndërsa një emër kallëzuesor në numrin njëjës pa nyjë shquese, që paraprin foljen, tregon një cilësi të dikujt. Prandaj, pohimi i Gjonit se Fjala ose Logosi ishte «perëndi», «e një lloji hyjnor» ose «e një lloji ngjashëm Perëndisë», nuk do të thotë se ai ishte Perëndia me të cilin ishte. Thjesht, shpreh një cilësi të Fjalës ose të Logosit, por nuk e identifikon atë si të njëjtë me vetë Perëndinë.

Në tekstin grek ka shumë raste të një emri kallëzuesor në numrin njëjës pa nyjë shquese, që paraprin foljen. Shih, për shembull, te Mr 6:49; 11:32; Gjo 4:19; 6:70; 8:44; 9:17; 10:1, 13, 33; 12:6. Në këto vende, disa përkthyes futin nyjën joshquese «një» përpara emrit kallëzuesor, me qëllim që të nxjerrin në pah cilësinë ose karakteristikën e kryefjalës. Meqë në këto shkrime nyja joshquese futet përpara emrit kallëzuesor, për të njëjtën arsye nyja joshquese «një» është futur përpara fjalës pa nyjë shquese θεός në kallëzuesorin e Gjonit 1:1, për ta bërë që të lexohet «një perëndi». Shkrimet e Shenjta vërtetojnë saktësinë e këtij përkthimi.

Në artikullin e tij «Qualitative Anarthrous Predicate Nouns: Mark 15:39 and John 1:1», botuar në Journal of Biblical Literature, vëll. 92, Filadelfia, 1973, fq. 85, Filip B. Harner thoshte se pjesë të tilla të fjalive, si ajo te Gjoni 1:1, «me një kallëzuesor pa nyjë shquese që paraprin foljen, kanë kryesisht kuptim cilësor. Ato tregojnë se logosi ka natyrën e theosit. S’ka asnjë bazë për ta konsideruar kallëzuesorin theos si të shquar». Në fq. 87 të artikullit të tij, Harneri përfundonte: «Te Gjoni 1:1, unë mendoj se forca cilësore e kallëzuesorit është kaq e spikatur, saqë emri nuk mund të konsiderohet si i shquar.»

Më poshtë, vijon një listë me rastet tek ungjijtë e Markut dhe të Gjonit, ku përkthyes të ndryshëm i kanë përkthyer me nyjë joshquese ose në trajtën e pashquar emrat kallëzuesorë në njëjës pa nyjë shquese që shfaqen përpara foljes. Këtë e kanë bërë për të treguar karakterin e pashquar dhe cilësor të këtyre emrave:

Shkrimi

Përkthimi Bota e Re

Diodati i Ri

Përkthimi i Kristoforidhit

Dom Simon Filipaj

King James Version

An American Translation

Marku 6:49

një fanitje

një fantazmë

hije

fantasmë

një frymë

një fantazmë

Marku 11:32

profet

një profet

profit

profet

profet

profet

Gjoni 4:19

një profet

një profet

profit

profet

një profet

një profet

Gjoni 6:70

shpifës

një djall

djall

djall

djall

spiun

Gjoni 8:44

vrasës

vrasës

njeri-vrasës

vrastar njerëzish

vrasës

vrasës

Gjoni 8:44

gënjeshtar

gënjeshtar

gënjeshtar

rrenacak

gënjeshtar

gënjeshtar

Gjoni 9:17

profet

një profet

profit

profet

një profet

një profet

Gjoni 10:1

hajdut

vjedhës

vjedhës

vjedhës

hajdut

hajdut

Gjoni 10:13

mëditës

rrogëtar

i-pajtuarë

rrogëtar

mëditës

mëditës

Gjoni 10:33

njeri

njeri

njeri

njeri

njeri

veçse një njeri

Gjoni 12:6

hajdut

vjedhës

vjedhës

vjedhës

hajdut

hajdut

a Përkthyer nga anglishtja.

b Përkthyer nga anglishtja.

c Përkthyer nga anglishtja.

d Përkthyer nga anglishtja.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo