5Ç «Perëndia, që është mbi të gjithë»
Ro 9:5—Gr., καὶ ἐξ ὧν ὁ χριστὸς τὸ κατὰ σάρκα, ὁ ὢν ἐπὶ πάντων, θεὸς εὐλογητὸς εἰς τοὺς αἰῶνας· ἀμήν; (kai eks hon ho hristós to katá sárka, ho on epí pánton, Theós eulogetós eis tous aiónas; amén)
1934 |
|
The Riverside New Testament, Boston dhe Nju-Jork. |
1935 |
|
A New Translation of the Bible, nga Xhejms Mofati, Nju-Jork dhe Londër. |
1950 |
|
New World Translation of the Christian Greek Scriptures, Bruklin. |
1952 |
|
Revised Standard Version Nju-Jork. |
1961 |
|
The New English Bible, Oksford dhe Kembrixh. |
1966 |
|
Today’s English Version, American Bible Society, Nju-Jork. |
1970 |
|
The New American Bible, Nju-Jork dhe Londër. |
Këto përkthime e shohin fjalën ὁ ὤν (ho on) si fillimin e një fjalie ose të një pjese fjalie të pavarur, që i referohet Perëndisë dhe e bekon atë për masat që ka marrë. Këtu dhe te Psalmi 67:19 sipas LXX (Ps 68:19), kallëzuesori εὐλογητός (eulogetós, «bekuar») gjendet pas kryefjalës θεός (Theós, «Perëndi»).
Autori G. B. Uajner, në veprën e tij A Grammar of the Idiom of the New Testament, botimi i shtatë, Andover, 1897, fq. 551, thotë se «kur kryefjala është koncepti kryesor, sidomos kur vihet përkundër një kryefjale tjetër, kallëzuesori mund dhe duhet vënë pas saj, krahaso Ps Ixvii. 20 Sept [Ps 67:19 LXX]. E kështu te Ro ix. 5, nëse fjalët ὁ ὢν ἐπὶ πάντων θεὸς εὐλογητός etj. [ho on epí pánton, Theós eulogetós etj.] i referohen Perëndisë, ai pozicion i fjalëve është më se i përshtatshëm dhe madje i domosdoshëm».
Një studim i hollësishëm i ndërtimit të Ro 9:5 gjendet në veprën The Authorship of the Fourth Gospel and Other Critical Essays, të Ezra Abotit, Boston, 1888, fq. 332-438. Në fq. 345, 346 dhe 432 ai thotë: «Por këtu ὁ ὤν [ho on] është ndarë nga ὁ χριστός [ho hristós] prej fjalëve τὸ κατὰ σάρκα [to katá sárka], që kur lexohen duhet të ndiqen nga një pauzë,—pauzë e cila zgjatet nga emfaza e veçantë që u jepet fjalëve κατὰ σάρκα [katá sárka] nga fjala τό [to]; dhe fjalia që paraprin është e plotë në vetvete gramatikisht e nuk kërkon asgjë më tej nga ana logjike; sepse vetëm sipas mishit Krishti ishte prej judenjve. Nga ana tjetër, siç e kemi parë (fq. 334), radhitja e bekimeve që i paraprin, e kurorëzuar nga bekimi tejet i çmuar i ardhjes së Krishtit, sugjeron natyrshëm që t’i jepen lëvdime dhe falënderime Perëndisë si Qenia që sundon mbi të gjithë; ndërkohë që dhënie lëvdimi sugjerohet edhe nga fjala ᾿Αμήν [Amén] në fund të fjalisë. Prandaj, nga çdo këndvështrim, ndërtimi në trajtën e një shprehjeje lëvdimi duket i lehtë dhe i natyrshëm. . . . Natyrshmëria e një pauze pas fjalës σάρκα [sárka] tregohet më tej nga fakti se, pas kësaj fjale, gjejmë një pikë në të gjitha dorëshkrimet më të vjetra që dëshmojnë për këtë rast, përkatësisht dorëshkrimet A, B, C, L. . . . Përveç dorëshkrimeve unciale A, B, C, L, unë tani mund të përmend . . . të paktën njëzet e gjashtë kursive që kanë një shenjë pikësimi pas fjalës σάρκα, në përgjithësi të njëjtën shenjë pikësimi që kanë pas fjalës αἰῶνας [aiónas] ose ᾿Αμήν [Amén].»
Prandaj, shkrimi i Ro 9:5 i jep lëvdime dhe falënderime Perëndisë. Ky shkrim nuk e identifikon Perëndinë Jehova me Jezu Krishtin.