BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/01 f. 11-21
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Zgjohuni!—2001
  • Nëntema
  • Përgjigjet e pyetësorit
Zgjohuni!—2001
g 10/01 f. 11-21

A e dini?

(Përgjigjet për këtë pyetësor mund të gjenden në citimet biblike që janë dhënë dhe lista e plotë e përgjigjeve është shtypur në faqen 21. Për informacion të mëtejshëm, konsultohuni me botimin «Mendjehollësi mbi Shkrimet», anglisht, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.)

1. Sipas Pjetrit, çfarë cilësie duhet të shfaqë një person për të marrë dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë? (1 Pjetrit 5:5)

2. Pas sundimit shtatëditor të mbretit të pestë të Izraelit, Zimrit, cilët ishin dy burrat që pretendonin fronin gjatë shtatë vjetëve të luftës civile? (1 Mbretërve 16:21)

3. Ç’gjë i tmerroi izraelitët, aq sa nuk pranuan të hynin në Tokën e Premtuar? (Numrat 13:28, 31-33; Ligji i përtërirë 1:28)

4. Cila është njësia më e madhe hebraike e peshës dhe e vlerës monetare? (Ezdra 8:26)

5. Me çfarë preteksti Feliksi dërgoi të thërritnin Pavlin, por çfarë po kërkonte në të vërtetë ai? (Veprat 24:24-26)

6. Çfarë emërtimi përdori Jezui për të përshkruar veten dhe dishepujt e tij? (Mateu 5:14; Gjoni 8:12)

7. Cili titull zbatohet vetëm për Jezuin dhe jo për ithtarët e tij? (Mateu 23:10)

8. Çfarë shprehjeje përdori Jakovi kur po fliste për ambicien, dëshirën për t’u dukur dhe pushtetin? (Jakovi 4:1)

9. Cili material ndërtimi u përdor kryesisht në pallatin persian në Shushan? (Estera 1:6)

10. Sipas Gjonit, cilat janë tri gjërat e botës që ‘nuk vijnë nga Ati’? (1 Gjonit 2:16)

11. Në përshkrimin që i bëri Pavli armaturës frymore të një të krishteri, cila pjesë përfaqëson shpëtimin? (Efesianëve 6:17)

12. Kush ishte i njohur për faktin se nderonte më shumë bijtë e tij sesa Jehovain? (1 Samuelit 2:27-29)

13. Cila është shkronja e pestë e alfabetit hebraik? (Psalmi 111:3)

14. Në cilin muaj të kalendarit judaik e filloi Solomoni ndërtimin e tempullit? (1 Mbretërve 6:1)

15. Cili profet i krishterë paratha arrestimin e ardhshëm të Pavlit në Jerusalem? (Veprat 21:10, 11)

Përgjigjet e pyetësorit

1. «Përulësi mendjeje»

2. Tibni dhe Omri

3. ‘Shtati shumë i lartë’ dhe forca e banorëve

4. Talenta

5. Për të dëgjuar rreth «besimit në Krishtin Jezu»; një ryshfet

6. «Drita e botës»

7. Udhëheqës

8. «Kënaqësi epshore»

9. Mermeri

10. «Dëshira e mishit», «dëshira e syve» dhe «kapardisja për t’u dukur me mjetet e jetesës»

11. Helmeta

12. Kryeprifti Eli

13. Heʼ

14. Ziv

15. Agabi

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo