Nga lexuesit tanë
Historia Po shkruaj në lidhje me serinë: «Çfarë duhet të mësojmë nga historia?» (mars 2001) Këta ishin ndër artikujt e shkruar më bukur që kam lexuar ndonjëherë. S’më bëhej ta lëshoja revistën nga dora derisa e mbarova të tërën. Mbetem vazhdimisht e mahnitur nga kërkimet që bëhen në revistat tuaja e nga sasia e pafund dhe cilësia e informacionit të paraqitur.
M. K., Shtetet e Bashkuara
Sëmundje ligështuese Shumë faleminderit për artikullin «Beteja ime me një sëmundje ligështuese». (mars 2001) Jetesa ime me cistitin intersticial (IC) filloi kur isha 18 vjeçe. Më kanë bezdisur gjithnjë kufizimet që më ka sjellë sëmundja. Kam menduar sikur nuk po tregoja mjaft qëndrueshmëri dhe kam luftuar me ndjenjat e pavlefshmërisë. Pasi lexova këtë artikull, u çlirova nga ndjenjat që i kisha ndrydhur prej vitesh. Kur lexova se IC–ja e kufizonte edhe Tania Salejin, kjo më ndihmoi të kisha një pikëpamje më të mirë për gjërat.
B. Y., Shtetet e Bashkuara
Kur lexoj artikuj si ky, problemet e mia bëhen të parëndësishme. Dua që Tania Saleji të dijë sa krenare jam për të dhe sa e lumtur jam që nuk i dha fund jetës, por u mbështet tek Jehovai. Edhe burri i saj është për t’u lavdëruar, për mbështetjen që i jep.
I. U., Shtetet e Bashkuara
Shumë faleminderit për artikuj të këtij lloji. Edhe sikur vetë të mos vuajmë nga këto probleme, artikuj të tillë na ndihmojnë t’i kuptojmë më mirë ata që vuajnë.
K. L., Shtetet e Bashkuara
Dashuri e njëanshme Ndërsa lexoja artikullin «Të rinjtë pyesin . . . Si mund t’i refuzoj?» (prill 2001), nuk mund të mos ndieja dhembje duke kujtuar vetë përvojën time. Nuk i mora parasysh ndjenjat e mia dhe martesa jonë qe një dështim. Siç thotë dhe artikulli «keqardhja është një themel i dobët për të ndërtuar një lidhje martesore».
A. M., Shtetet e Bashkuara
Një djalë i ri më kërkoi të shoqërohesha me të, por, meqë synimet tona ishin të ndryshme, nuk pranova. Pavarësisht nga kjo, m’i shfaqi sërish ndjenjat e tij. Isha shumë e pështjelluar, duke pasur frikë se po t’i refuzoja do të mbetesha vetëm. Megjithatë, kur lexova këtë artikull, ndjenjat e mia u qetësuan. E kuptova se vendimi im ishte i drejtë.
S. N., Japoni
Tri ditë para se të merrja këtë artikull, një djalë i ri më tha: «Do të doja të të njihja më mirë.» U ndjeva mes dy zjarresh. Ndihesha e tërhequr ndaj tij, por e dija që isha tepër e re për t’u shoqëruar me seksin tjetër. Tani, pas leximit të këtij artikulli dhe rileximit të artikullit «Të rinjtë pyesin . . . Pse prindërit mendojnë që jam tepër i ri për t’u shoqëruar me seksin tjetër?» (shkurt 2001), e di se çfarë duhet të bëj.
R. S., Shtetet e Bashkuara
Mendoja se po merrja vendimin e drejtë kur u fejova. Prindërit e mi dhe miq të pjekur të krishterë më këshilluan se nuk dukej që kisha bërë zgjedhjen e duhur, por nuk u kushtova vëmendje. S’kaloi më shumë se një muaj dhe e prisha fejesën. Do të doja të kisha pasur guximin për të thënë jo përpara se gjendja të ishte bërë kaq serioze. Do t’i kisha kursyer shumë vuajtje vetes dhe ish të fejuarit.
V. T., Itali
Sistemi i qarkullimit të gjakut Kohët e fundit pata një operacion në sistemin limfatik dhe m’u shkaktuan edema. Kur lexova artikullin «Mrekullitë e sistemit të qarkullimit të gjakut» (prill 2001), u ndjeva i qetësuar. Në faqen e fundit të artikullit, kishte një shpjegim përse shkaktohen ënjtje të tilla.
M. R., Itali