BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g02 3/02 f. 32
  • Si e fitoi ai çmimin e parë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si e fitoi ai çmimin e parë?
  • Zgjohuni!—2002
Zgjohuni!—2002
g02 3/02 f. 32

Si e fitoi ai çmimin e parë?

Një i ri i shkroi zyrës së degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Lusakë të Zambies, për të shprehur çmueshmërinë për revistën Zgjohuni! Ai shpjegoi se falë kësaj reviste, kishte marrë çmimin e parë në një konkurs me shkrime për nxënësit e shkollës së mesme. Nxënësve iu dha titulli «Gara për hapësirën​—shpërdoruesja më e madhe botërore e parave» dhe iu tha të bënin kërkime për temën. I riu shpjegoi:

«Pas pak gjeta revistën Zgjohuni! të 8 shtatorit 1992 (anglisht). Revista përmbante atë që po kërkoja. Gjithashtu përdora pjesë nga numra të tjerë të Zgjohuni!» Çmimi i parë që mori i riu përfshinte një çek prej 75 dollarësh. Ai me çmueshmëri komentoi: «Shumë njerëz kanë fituar çmime në sajë të revistës Zgjohuni!»

Kur njerëzit në mbarë botën mendojnë për programin hapësinor​—ku përfshihen edhe planet e qeverive për të mbrojtur territoret e tyre nga sulmet​—shumë persona pyesin veten nëse do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? Pikërisht kjo pyetje është titulli i broshurës me 32 faqe, në të cilën jepen prova të fuqishme se një botë e tillë do të jetë një realitet. Por, si? Dhe kur?

Ju ftojmë të lexoni broshurën A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë? Mund të kërkoni një kopje të kësaj broshure duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në adresën që tregohet në kupon ose në një nga adresat e përshtatshme të paraqitura në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të broshurës A do të ekzistojë ndonjëherë një botë pa luftë?

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua, për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo