BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g02 9/02 f. 32
  • Të gjithë e pranuan atë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Të gjithë e pranuan atë
  • Zgjohuni!—2002
Zgjohuni!—2002
g02 9/02 f. 32

Të gjithë e pranuan atë

Në një shkollë në Bazel të Zvicrës, një mësues i njoftoi nxënësit se duhej të përgatitnin një fjalim prej 10 deri 15 minutash, rreth çfarëdo teme që të dëshironin. Rozi pesëmbëdhjetëvjeçare zgjodhi temën: «Rinia juaj​—Të nxjerrësh më të mirën prej saj.»

–Ç’lloj teme është kjo?​—e pyetën shokët e klasës.​—Mos do të flasësh gjë për drogën?

–Do ta shihni vetë,​—iu përgjigj ajo.

Në përfundim të fjalimit të saj, nxënësit duartrokitën. Atëherë Rozi komentoi: «Pesëmbëdhjetë minuta është vërtet një kohë e pamjaftueshme për të folur se si të nxjerrësh më të mirën nga rinia jote.» E pastaj tha: «Kam një dhuratë për të gjithë ju.» Ajo i dha çdo nxënësi një kopje të librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, gjithsej 20 libra. Ato ishin të mbështjellë këndshëm e me kujdes dhe kishin të shkruar emrin e secilit nxënës të klasës.

Të gjithë e pranuan me mirënjohje librin dhe më pas ishin duke shqyrtuar përmbajtjen e tij, e cila përfshin kapituj të tillë, si: «Si mund të fitoj më shumë liri nga prindërit?», «Si mund të bëj shokë të vërtetë?», «Cilën karrierë duhet të zgjedh?», «Marrëdhëniet seksuale para martesës» dhe «Si mund të di nëse është dashuri e vërtetë?»

Gjithsej janë 39 kapituj. Për të kërkuar një kopje të këtij libri, mund të plotësoni kuponin shoqërues dhe ta postoni atë në adresën e treguar në kupon ose në ndonjë adresë të përshtatshme të renditur në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Më dërgoni një kopje të librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike.

□ Ju lutem të viheni në kontakt me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo