BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g05 22/2 f. 21
  • ADN «pa vlerë»?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • ADN «pa vlerë»?
  • Zgjohuni!—2005
  • Material i ngjashëm
  • Të shqyrtojmë provat
    Zgjohuni!—2011
  • Nga erdhën udhëzimet?
    Origjina e jetës—Pesë pyetje që ia vlen t’i bësh
  • Qelizat—Biblioteka të gjalla!
    Zgjohuni!—2015
  • Kapaciteti ruajtës i ADN-së
    Zgjohuni!—2013
Shih më tepër
Zgjohuni!—2005
g05 22/2 f. 21

ADN «pa vlerë»?

SHUMË studiues i hyjnë studimit të biologjisë, gjenetikës dhe fushave të tjera që lidhen me këto, duke u nisur nga pikëpamja e teorisë së evolucionit. Shpesh, kjo pikëpamje i ka çuar në përfundime të gabuara. Për shembull, darvinistët e hershëm i klasifikuan disa organe, si apendicitin, gjëndrën e hipofizës dhe bajamet si rudimentare. Pra si mbeturina të evolucionit, pasi në pamje të parë dukej sikur nuk kishin më asnjë funksion. Por me kalimin e kohës, roli i rëndësishëm i këtyre organeve doli në pah. Prandaj, evolucionistëve iu desh të hiqnin dorë nga pikëpamjet e tyre të mëparshme.

Kohët e fundit, në fushën e gjenetikës ndodhi një zhvillim i ngjashëm. Studime të mëparshme kishin thënë se rreth 98 për qind e ADN-së te njerëzit dhe tek organizmat e tjerë, nuk kishte asnjë funksion. Si rezultat, shumë prej atyre që ishin ndikuar nga teoria e evolucionit, pranuan se kjo pjesë e ADN-së ishte «mbeturinë e evolucionit»​—një pikëpamje që u pranua menjëherë si e pakundërshtueshme.

Mirëpo, sërish një hipotezë që bazohej te darvinizmi, doli se ishte e gabuar. Kohët e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se ADN-ja gjoja «pa vlerë», luan një rol jetësor në trupin e njeriut, duke prodhuar forma të veçanta të ARN-së (acidit ribonukleik) që janë të domosdoshme për jetën. Xhon S. Matiku, drejtori i Institutit të Bioshkencës Molekulare në Universitetin e Kuinslandit në Australi, mendon se pranimi i nxituar i teorisë së ADN-së «pa vlerë», është një «shembull tipik se si prirja për t’u mbajtur fort pas një opinioni shtrembëron analizimin e fakteve me paanshmëri, në këtë rast për një çerek shekulli». Ky dështim, shton ai, «mund të vazhdojë të kujtohet si një nga gabimet më të mëdha në historinë e biologjisë molekulare».

A nuk është më e mençur të pranojmë se ADN-në e ka krijuar një Projektues inteligjent? Njerëzit që kanë një pikëpamje të tillë, kuptojnë se zakonisht, me kalimin e kohës dalin në dritë arsyet pse ka disa aspekte të kryeveprës së Perëndisë që tani për tani s’i kuptojmë. Dhe në vend që t’i zhgënjejnë, zbulime të tilla i mbushin këta njerëz me një nderim edhe më të thellë.​—Fjalët e urta 1:7; Predikuesi 3:11.

[Burimet e figurave në faqen 21]

ADN: Fotografia: www.comstock.com; studiuesja: Agricultural Research Service, USDA

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo