BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/07 f. 32
  • «Duhet lexuar»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Duhet lexuar»
  • Zgjohuni!—2007
Zgjohuni!—2007
g 1/07 f. 32

«Duhet lexuar»

Kështu tha një profesor i fizikës në Shtetet e Bashkuara për librin A ka një Krijues që interesohet për ju?a Ai shkroi: «Libri trajton disa nga pyetjet më të vështira të astrofizikës, biologjisë molekulare dhe anatomisë së njeriut, të cilat nuk mund t’i shpjegojë rastësia. . . . Do të jetë me vlerë një shqyrtim i argumenteve dhe i shembujve të paraqitur në libër, pavarësisht nëse dikush anon nga evolucioni apo nga krijimi.»

Një grua shkroi: «Vërtet nuk i gjej dot fjalët për të treguar se sa shumë ka ndikuar tek unë ky libër. Nuk e hiqja dot nga dora, sepse çdo faqe tregonte për zbulime të mëtejshme që shkencëtarët kanë bërë rreth universit. Mësova vërtet shumë gjëra.»

Diçka tjetër që i bëri përshtypje asaj në këtë libër, ishte trajtimi i katër forcave themelore fizike dhe se sa unik është njeriu në krahasim me kafshët.

A keni pyetur ndonjëherë nëse ka prova të forta shkencore që tregojnë se ekziston një Krijues? Nëse ka një Krijues, a interesohet ai vërtet për ne? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’i gjeni në këtë libër mjaft tërheqës me 192 faqe. Mund ta kërkoni këtë libër duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e dërguar në adresën që tregohet aty ose në një adresë të përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Pa marrë përsipër asnjë lloj detyrimi, dëshiroj një kopje të librit që tregohet këtu

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

[Shënimi]

a Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Figura në faqen 32]

Fotografi e kolonave të gazta të quajtura «Kolonat e Krijimit», që gjenden në Mjegullnajën NGC 6611 ose Mjegullnajën e Shqiponjës (M16). Fotografuar me Teleskopin Hapësinor Hubble

[Burimi i figurës në faqen 32]

Fotografia sipër dhe në kopertinë: J. Hester dhe P. Scowen (AZ State Univ.), NASA

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo