BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 2/07 f. 10-11
  • Shelgjet​—Një familje e larmishme

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Shelgjet​—Një familje e larmishme
  • Zgjohuni!—2007
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Familje e madhe
  • A përmenden shelgjet në Bibël?
  • Një pemë «që nuk i thahen gjethet»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Bimët​—Një burim i çmuar ilaçesh
    Zgjohuni!—2003
  • Vjeshta—Një kohë mahnitëse e vitit
    Zgjohuni!—2001
  • Lugina e përroit të Plepave
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Zgjohuni!—2007
g 2/07 f. 10-11

Shelgjet​—Një familje e larmishme

NGA NJË SHKRIMTAR I ZGJOHUNI! NË ÇEKI

NJËRI është i hollë, i drejtë dhe ka pamje krenare. Tjetri rri i kërrusur dhe kokëvarur. Megjithatë, ndonëse ndryshojnë kaq shumë, ata janë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Për çfarë po flasim? Për dy drurë: plepin dhe shelgun lotues. Që të dy i përkasin familjes së shelgjeve.

Drurët e kësaj familjeje, shpesh rriten anës lumenjve dhe përrenjve të cekët. Këtu në Republikën e Çekisë, ata rriten më së miri edhe në moçalishte, ku mbijnë shpejt nga filizat e veckël. Shelgjet mund të arrijnë mbi 30 metra lartësi. Gjethet e tyre mund të jenë të holla e të varen tërë hijeshi nga degët e gjata e të përkulura. Ose, mund të jenë goxha të gjera, si në rastin e shelgut të shkëlqyeshëm dhe shelgut të hirtë.

Edhe pse ka më shumë se 350 lloje shelgjesh dhe plepash, njëri shpesh ngjall interes të veçantë—shelgu lotues. Një lloj tjetër, i quajtur morinë, njihet për lulesat me push ose resat, që çelin para se të dalin gjethet. Thonë se kur dalin këto lulesa të vogla, po troket pranvera.

Familje e madhe

Plepat janë të zakonshëm në Bohemi, rajoni ku gjendet edhe Praga, kryeqyteti çek. Ka të paktën 35 lloje plepash, e që të gjithë bëjnë pjesë në familjen e shelgjeve. Plepi i zi, që ndoshta është edhe më i përhapuri, shpesh rritet anës përrenjve dhe në pyjet e lagështa të Bohemisë. Një nga varietetet e plepit të zi, i njohur si plepi i Lombardisë ose plepi italian, ka një trung të hollë, me degët që drejtohen përpjetë dhe që rrinë afër trungut. Kjo pemë e bukur mund të arrijë deri në 35 metra, sa një pallat 11-katësh. Plepat italianë shpesh i sheh edhe anës rrugëve, teksa i japin më shumë dritë peizazhit të fshatit sidomos në vjeshtë kur gjethet marrin një të verdhë të ndritshme.

Lloje të tjera plepi janë plepi i egër dhe plepi shelqor. Ata nuk bëhen aq të lartë sa plepat italianë dhe majën e kanë disi më të hollë. Këta plepa kanë edhe një veçori tjetër dalluese—mjafton që një puhizë e ëmbël t’i ledhatojë sadopak gjethet e tyre dhe ato dridhen.

A përmenden shelgjet në Bibël?

Mbase nuk jua merr mendja se plepat mund të rriten aq në jug sa ç’është Lindja e Mesme. Megjithatë, Bibla thotë se izraelitët i varnin harpat e tyre nëpër plepa kur ishin të mërguar në Babiloni. (Psalmi 137:2) Pse vepronin kështu? Ndonëse harpa ishte një instrument që përdorej për të lavdëruar Perëndinë, izraelitëve të dëshpëruar nuk u vinte t’u binin harpave gjatë asaj kohe plot mundime. (Isaia 24:8, 9) Veç kësaj, Fjala e Perëndisë thotë se plepat ishin ndër ata drurë, degët e të cilëve mund të përdoreshin për të ndërtuar kasolle gjatë festës së mbledhjes. (Levitiku 23:40) Në librin biblik të Jobit tregohet se hipopotami i patrembur jeton në përrenj dhe thuhet se «shelgjet [plepat sipas disa përkthimeve të tjera] e përroit e rrethojnë».—Jobi 40:22, Diodati i Ri.

Sot, si plepi ashtu edhe shelgjet përdoren për lloj-lloj artikujsh. Plepat përdoren dendur për prodhimin e rimesos, kompensatës, arkave dhe kutive prej kartoni, si edhe për artikuj të tjerë prej letre. Edhe shelgjet çmohen për vlerat e tyre. Mjeshtrat bëjnë kashtore dhe mobilje me thuprat e tyre të epshme. Po, shelgjet janë vërtet një familje e larmishme!

[Figura në faqen 10]

Shelgu i egër

[Figura në faqen 10]

Shelgu lotues

[Figura në faqen 10]

Plepi i Lombardisë

[Figura në faqen 10]

Morina

[Figura në faqen 10]

Plepi i zi

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo