BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/09 f. 7
  • Sekreti 5: Arsyetueshmëria

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sekreti 5: Arsyetueshmëria
  • Zgjohuni!—2009
  • Material i ngjashëm
  • Kultivoni arsyetueshmëri!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1994
  • Kur fëmija adoleshent vë në dyshim besimin tënd
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Adoleshenca—Përgatitje për moshën e rritur
    Zgjohuni!—2011
  • Cili është pikësynimi i një prindi?
    Zgjohuni!—2011
Shih më tepër
Zgjohuni!—2009
g 10/09 f. 7

Sekreti 5: Arsyetueshmëria

«Arsyetueshmërinë tuaj le ta njohin të gjithë.»—Filipianëve 4:5.

Çfarë do të thotë? Në familjet e lumtura, burri dhe gruaja e falin shpesh njëri-tjetrin. (Romakëve 3:23) Veç kësaj, ata nuk janë as tepër striktë, as tepër tolerantë me fëmijët. Prindërit vënë një numër të arsyeshëm rregullash në familje. Kur duhet t’i ndreqin fëmijët, e bëjnë këtë «në masën e duhur».—Jeremia 30:11.

Pse ka rëndësi? Bibla thotë se «mençuria nga lart është . . . e arsyeshme». (Jakovi 3:17) Vetë Perëndia nuk kërkon përsosmëri nga njerëzit e papërsosur, atëherë, përse burri dhe gruaja duhet të pretendojnë përsosmëri nga njëri-tjetri? Po, nëse kapesh pas çdo çikërrime, do të krijosh terren për inat, jo përmirësim. Më mirë prano faktin se «të gjithë ne pengohemi shumë herë».—Jakovi 3:2.

Prindërit që kanë sukses në rritjen e fëmijëve, tregohen të arsyeshëm me ta. Disiplina që u japin nuk e kalon cakun dhe as nuk janë njerëz që «vështirë se kënaqen». (1 Pjetrit 2:18) Ata u japin ca liri adoleshentëve që tregohen deri në njëfarë mase të përgjegjshëm. Nuk përpiqen të kontrollojnë çdo milimetër në jetën e tyre. Një botim thotë se të mundohesh të kontrollosh çdo aspekt të jetës së adoleshentit, «është njësoj si të kërcesh me sa fuqi ke një valle rraskapitëse ceremoniale, që të ndjellë shiun. Shi s’ka për të rënë, por ti do të sfilitesh».

Bëj këtë provë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme, kupto sa i arsyeshëm tregohesh.

◼ Kur ishte hera e fundit që e lavdërove bashkëshorten?

◼ Kur ishte hera e fundit që e kritikove?

Merr një vendim. Nëse u lodhe ca të gjeje një përgjigje për pyetjen e parë në provën përbri, por s’pate problem t’i përgjigjeshe së dytës, mendo një synim që mund të të bëjë më të arsyeshëm me të tjerët.

Po sikur të bisedosh me bashkëshorten se çfarë vendimesh mund të merrni?

Mendo si t’i japësh më shumë liri adoleshentit që tregohet disi i përgjegjshëm.

Po sikur të flasësh hapur me fëmijën tënd adoleshent për çështje të tilla, si orari kur duhet të kthehet në shtëpi?

[Figura në faqen 7]

Ashtu si një shofer i kujdesshëm, edhe një familjar i arsyeshëm është gati të hapë rrugë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo