BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/10 f. 21
  • Emri i Perëndisë po bëhet i njohur

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Emri i Perëndisë po bëhet i njohur
  • Zgjohuni!—2010
  • Material i ngjashëm
  • Emri i Zotit
    Zgjohuni!—2017
  • Si mund ta njihni emrin e Perëndisë?
    Zgjohuni!—2004
  • A4 Emri i Perëndisë në Shkrimet Hebraike
    Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Si e ka emrin Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
Shih më tepër
Zgjohuni!—2010
g 7/10 f. 21

Emri i Perëndisë po bëhet i njohur

● Nëse shëtit në ishullin piktoresk të Orleansit, pranë qytetit të Kuebekut në Kanada, e kupton fare mirë nga ndërtesat se banorët e hershëm kanë qenë shumë fetarë. Buzë rrugës, që i bie rreth e qark ishullit, ndodhen ende kishëza historike që të sjellin ndër mend një epokë të largët. Çdo famulli ka kishën e saj.

Në qytetin e Sen-Pjerit, në Kuebek, ndodhet një kishë e vjetër që daton nga viti 1717. Ndërtesa, tani galeri artesh, ka një veçori të jashtëzakonshme. Mbi altar gjendet tetragrami​—katër shkronjat hebraike që formojnë emrin e Perëndisë së Biblës, Jehova.

Sot emrin e Perëndisë rrallë e dëgjon në një kishë katolike, e jo më ta shohësh të shkruar aty. Në fakt në një dokument që nxori Vatikani në vitin 2008 thuhej se, nën drejtimin e papës, emri i Perëndisë «as duhet përdorur, as duhet shqiptuar» në shërbesat fetare, në këngët dhe lutjet katolike. Por Bibla e bën të qartë se Perëndia Jehova do që emri i tij «të shpallet në gjithë tokën».​—Dalja 9:16.

Dëshmitarët e Jehovait mendojnë se për t’i pëlqyer Perëndisë kërkohet shumë më tepër se sa thjesht të shfaqësh emrin e tij brenda një ndërtese. Çdo vit, në mbarë botën, ata harxhojnë më shumë se 1,5 miliardë orë duke u mësuar njerëzve emrin dhe qëllimet e Perëndisë. Madje e kanë rivendosur emrin e Perëndisë, Jehova, atje ku i takon me të drejtë. Bibla që kanë botuar​—Shkrimet e Shenjta Përkthimi Bota e Re​—u qëndron besnike teksteve të gjuhëve origjinale, ku emri Jehova shfaqet rreth 7.000 herë. Që kur u botua për herë të parë e deri tani, janë shtypur më shumë se 165.000.000 kopje të Përkthimit Bota e Re në 83 gjuhë, e plotë ose pjesërisht. Vërtet, kur bëhet fjalë për emrin e Perëndisë, Jehova, çështja nuk është se çfarë baze kemi për ta përdorur, por çfarë baze kemi për të mos e përdorur.

[Figura në faqen 21]

Përkthimi Bota e Re, ku emri Jehova del rreth 7.000 herë, është shtypur në 83 gjuhë, e plotë ose pjesërisht

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo