BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 1/12 f. 32
  • E çmojnë dashurinë e Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • E çmojnë dashurinë e Perëndisë
  • Zgjohuni!—2012
Zgjohuni!—2012
g 1/12 f. 32

E çmojnë dashurinë e Perëndisë

● Jezui na mësoi ta çmojmë dashurinë e Perëndisë. Ai tha: «Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur [Jezuin], që kushdo që tregon besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.» (Gjoni 3:16) Dashuria që Perëndia ka për ne dhe shpresa emocionuese që kemi falë dhuratës së Birit të tij, theksohen në librin T’i afrohemi Jehovait.

Një grua në Florida, SHBA, shkroi: «Pasi lexova kapitullin e 5-të, mbeta e mahnitur nga dashuria, mençuria dhe fuqia e madhe e Jehovait. Ndërsa meditoja për veprat e tij të krijimit, zemra m’u mbush edhe më shumë me dashuri për të.» Kurse një grua nga Dakota e Jugut, SHBA, tha: «Për më shumë se 30 vjet e kam pasur të vështirë t’ua shpreh dashurinë të tjerëve (ose të ndiej dashurinë e tyre). Ky libër, si asnjë libër tjetër, më ka ndihmuar në këtë aspekt.»

Libri me 320 faqe T’i afrohemi Jehovait, shqyrton cilësitë kryesore të Perëndisë, si fuqia, drejtësia, mençuria dhe dashuria. Mund të kërkoni një kopje duke plotësuar kuponin shoqërues dhe duke e postuar në një nga adresat e përshtatshme në faqen 5 të kësaj reviste.

□ Dëshiroj një kopje të librit. Trego në cilën gjuhë.

□ Ju lutem të kontaktoni me mua për një studim biblik pa pagesë në shtëpi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo