BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 8/12 f. 8
  • Mund të mësoni të jeni paqësorë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mund të mësoni të jeni paqësorë
  • Zgjohuni!—2012
  • Material i ngjashëm
  • ‘Kërkojeni paqen dhe ndiqeni’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
  • Dhuna
    Zgjohuni!—2015
  • A ia vlen të jesh paqebërës?
    Zgjohuni!—2006
  • Paqja—Si mund ta gjesh?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
Shih më tepër
Zgjohuni!—2012
g 8/12 f. 8

Mund të mësoni të jeni paqësorë

MEGJITHËSE lindim me disa prirje të gabuara, sjellja e dhunshme zakonisht mësohet. Kjo vlen edhe për sjelljen paqësore. Po kush mund të na e mësojë udhën e paqes së vërtetë? Sigurisht, personi më i besueshëm në këtë drejtim është Krijuesi ynë, i cili ka mençuri të pashoqe. Shqyrtoni pesë pikat e mëposhtme bashkë me xhevahiret e mençurisë që gjejmë në Bibël.

1 «Mos e ki zili njeriun e dhunshëm.» (Proverbat 3:31) Duhet të kuptojmë se forca e vërtetë duket te cilësi të tilla, si vetëkontrolli dhe butësia. «Kush nuk zemërohet shpejt, është më mirë se një burrë i fuqishëm»,—thuhet te Proverbat 16:32. Ashtu si muri i fortë i një dige, ai mund t’i bëjë ballë presionit të provokimit. Reagon me butësi ndaj zemërimit dhe kështu «e largon tërbimin». (Proverbat 15:1) Por, kush ka prirjen të zemërohet, shpërthen edhe nga provokimi më i vogël.​—Proverbat 25:28.

2 Zgjidheni shoqërinë me mençuri. «Njeriu i dhunshëm do ta joshë të afërmin e tij»,—thuhet te Proverbat 16:29. Nga ana tjetër, «kush ecën me të mençurit, do të bëhet i mençur». (Proverbat 13:20) Po, kur shoqërohemi me njerëz paqësorë që kanë vetëkontroll dhe frymë butësie, ka shumë të ngjarë që do të përpiqemi t’i imitojmë.

3 Kultivoni dashuri të vërtetë për të tjerët. Përshkrimi më i mirë që i është bërë ndonjëherë dashurisë, gjendet te 1 Korintasve 13:4-7. Pjesërisht, aty thuhet: «Dashuria është shpirtgjerë dhe mirëdashëse. . . . Nuk provokohet. Ajo nuk e mban llogari të keqen. . . . Mban çdo gjë, . . . i qëndron çdo gjëje.» Jezui tha se, nëse duam të imitojmë dashurinë e Perëndisë, duhet të duam edhe armiqtë.​—Mateu 5:44, 45.

4 Kini besim se Perëndia do të merret me të ligjtë. «Mos ia ktheni askujt të keqen me të keqe. . . . Nëse është e mundur dhe aq sa varet nga ju, jini paqësorë me të gjithë. Mos u hakmerrni për veten, o të dashur, . . . sepse është shkruar: ‘Hakmarrja më përket mua, unë do të shpaguaj’,—thotë Jehovai.» (Romakëve 12:17-19) Kur kemi besim te Perëndia dhe te premtimet e tij, gëzojmë paqe të brendshme që njerëzit pa besim as arrijnë ta konceptojnë.​—Psalmi 7:14-16; Filipianëve 4:6, 7.

5 Kini shpresë se Mbretëria e Perëndisë do të sjellë paqe të vërtetë në tokë. Mbretëria e Perëndisë është një qeveri qiellore që së shpejti do të zhdukë gjithë të ligjtë dhe do të sundojë në mbarë tokën. (Psalmi 37:8-11; Danieli 2:44) Nën këtë Mbretëri, «i drejti do të lulëzojë, dhe paqja do të jetë pa fund derisa të mos ketë më hënë».​—Psalmi 72:7.

Këto mësime biblike kanë ndihmuar miliona njerëz, përfshirë disa me temperament të dhunshëm, që të bëhen paqedashës. Le të shohim rastin e Salvador Garzës.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo