BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 10/12 f. 7
  • Vër një synim

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vër një synim
  • Zgjohuni!—2012
  • Material i ngjashëm
  • Ti mund t’i arrish synimet e tua në adhurim
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • A ta lë shkollën?
    Zgjohuni!—2010
  • Çfarë do të bëj me jetën time?
    Zgjohuni!—2006
  • A ta lë shkollën më mirë?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Zgjohuni!—2012
g 10/12 f. 7

Vër një synim

Shkolla merr më shumë kuptim dhe bëhet më e këndshme kur e ke të qartë ku do të të çojë arsimimi që po merr.

TË NDJEKËSH shkollën pa një synim, është si të vraposh në një garë pa pasur një vijë finishi. Bibla thotë: «Kupto për ku je drejtuar.» (Proverbat 4:26, Contemporary English Version) Kur ke një synim, je i përqendruar dhe e ke më të lehtë kalimin nga shkolla në punë. Si të vësh një synim?

Pyet veten: «Si kam ndër mend ta siguroj jetesën?» Mos e shty për më vonë përgjigjen e kësaj pyetjeje, por bëj plane që më parë. Pse? Mendo pak: nëse dëshiron të bësh një udhëtim, në fillim vendos ku do të shkosh. Pastaj sheh hartën për të gjetur rrugën më të mirë për atje. Mund të veprosh po njësoj me arsimimin. Mendo për punën që synon dhe pastaj zgjidh lëndët që do të të ndihmojnë të arrish synimin.

Kujdes: shumë të rinj janë kaq të vendosur të bëjnë vetëm punë që i kanë pasion, si për shembull të bëhen muzikantë profesionistë, sa nuk e konceptojnë dot të bëjnë ndonjë punë tjetër. Çfarë do të ishte më mirë të bëje?

  1. Mendo për prirjet e tua. Për shembull, a të pëlqejnë punët që u ofrojnë shërbime të ndryshme të tjerëve? A të jepet për gjëra mekanike, për numra, për llogaritje ose për riparime?

  2. Mendo për alternativat. Cila punë përshtatet më mirë me prirjet e tua? Shqyrto me të tjerë disa alternativa dhe mos u përqendro vetëm te puna e «ëndrrave» të tua. Gjithashtu mendo për anën praktike. Për shembull, a do të mund ta bësh atë punë në vende të tjera, në rast se transferohesh? A do të të futë në borxhe të paarsyeshme arsimimi në këtë fushë?

  3. Mendo nëse është synim i arritshëm. Sapo ta kesh të qartë se çfarë pune synon, studio tregun e punës në vendin tënd. A njeh ndonjë që ofron punë të tillë? Nëse po, a japin stërvitje? A ka kurse ose shkollë profesionale për këtë punë?

Këshillë: Bisedo me prindërit, mësuesit dhe miqtë. Bëj kërkime në gazeta ose në Internet.

Përfundimi: Nëse ke një synim, arsimimi yt do të marrë drejtim dhe do të ketë një qëllim.

Pse të mos fillosh që tani? Mendo tani, ndërsa je ende në shkollë, për tre pikat e shqyrtuara më lart. Hidhi në letër synimet dhe shqyrtoji me prindërit.

Mund të kesh vënë re se, për të theksuar mënyrat si të nxjerrësh dobi nga shkolla, këta artikuj i janë referuar shpesh Biblës. Botuesit e kësaj reviste, Dëshmitarët e Jehovait, besojnë se Bibla përmban «mësime për të pasur një jetë të mirë». (2 Timoteut 3:16, Good News Translation) Ajo është mjaft praktike për jetën e përditshme, si në shkollë, ashtu edhe në punë, familje e gjetkë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo