BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • g 7/13 f. 12-13
  • Një vizitë në Azerbajxhan

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një vizitë në Azerbajxhan
  • Zgjohuni!—2013
Zgjohuni!—2013
g 7/13 f. 12-13

VENDE DHE POPUJ

Një vizitë në Azerbajxhan

AZERBAJXHANI është më i madhi i tre vendeve të Kaukazit Jugor. Gati një mijë vjet më parë, fiset turanike filluan të vinin me shumicë në këtë vend. Këta të ardhur fituan disa nga zakonet e vendit, por edhe vendësit përvetësuan pak nga kultura e të ardhurve. Prandaj s’është për t’u habitur që gjuha azerbajxhane ngjan goxha me atë turke dhe turkmene.

Azerbajxhanët njihen si popull i gjallë dhe i dashur. Kanë lidhje të ngushta familjare dhe të afërmit bëjnë shumë për njëri-tjetrin kur janë në vështirësi.

Ata janë tepër të dhënë pas muzikës dhe bejteve. Në një lloj muzike që quhet mugam, bejtexhiu reciton vargje popullore azerbajxhane i shoqëruar me vegla folklorike. Atij i duhet ta njohë mirë repertorin e mugamit dhe të ketë prirje që të krijojë aty për aty.

Çaji është pjesë e rëndësishme e kulturës azerbajxhane

Çaji është pjesë e rëndësishme e kulturës azerbajxhane. Shërbehet në gota të vogla në formë dardhe bashkë me një kub sheqer, si dhe me fistikë, bajame e rrush të thatë. Shtëpitë e çajit i gjen edhe në qytetet më të vogla.

Deti Kaspik, në lindje të vendit, është habitat i blinit. Blini i bardhë jeton më shumë se 100 vjet dhe më i madhi që është kapur ndonjëherë, ishte 8,5 m i gjatë e peshonte mbi një ton. Ai vlerësohet për vezët​—ikrat—​të cilat përdoren për të famshmin havjar të zi që kushton shumë.

Azerbajxhanët janë popull fetar dhe u pëlqen të flasin për Perëndinë. Shumica e popullsisë është myslimane. Ka edhe grupe të tjera fetare, si për shembull më se një mijë Dëshmitarë të Jehovait që janë kryesisht autoktonë.

Muzikantë popullorë azerbajxhanas

A E DIJE?

Dëshmitarët e Jehovait studiojnë Biblën me miliona njerëz në mbarë botën me librin Çfarë mëson vërtet Bibla? Ky libër është në dispozicion në më shumë se 250 gjuhë, përfshirë gjuhën azerbajxhane.

TË DHËNA SHKURT

  • Popullsia: 9.000.000

  • Kryeqyteti: Baku

  • Gjuha zyrtare: azerbajxhane

  • Mall eksporti: naftë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo